Toka e Shkupit është e ndotur me metale të rënda!

Maqedonia

Toka e Shkupit është e ndotur me metale të rënda!

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 09:03
Ilustrim

Rezultatet e mostrave që janë marrë tregojnë numra shqetësues për sasinë e metaleve të rënda në tokën e Shkupit, më saktësisht në fshatin Stajkovc. Analizat e lakrës, karotave dhe selinos që janë marrë nga fshati Stajkovc, e të cilat janë bërë në laboratorin referent të licencuar në Veles kanë treguar se arseniku është i pranishëm midis 12-16 herë më shumë se sa lejohet dhe selino.

Nenad Kociq nga “Vila Zora” nga Velesi shpjegon se analizat janë bërë në bazë të rekomandimeve të ekspertëve të cilët më së shumti kanë dyshuar për plumb, kadmium dhe arsenik.

“Më duhet të them se dy elementet e para, plumbi dhe kadmiumi, nuk janë mbi limitet e lejuara maksimale dhe prania e tyre si në tokë ashtu edhe në bimë është brenda kufijve të pranueshëm, ndërkohë që përqendrimet e arsenikut në tokë janë shqetësuese sepse janë regjistruar 1.5 herë më tepër se sa është lejuar dhe për fat të keq, në disa bimë të analizuara, prani shumë të madhe të arsenikut. Mostrat janë marrë nga fermerë n rajonin e Shkupit. Konkluzionet nga Tetova, Kavadari dhe Shkupi përsëritet dhe është që Maqedonia ka me të vërtetë problem në zonat industriale me ndotje të tokës me metale të rënda dhe që disa produkte bujqësore janë me të vërtetë toksike për shëndetin e njeriut dhe se është koha për të marrë masa konkrete për të reduktuar e ndotjen e tokës, duke krijuar kushte për të pas ushqim të shëndetshëm”, thotë Koçiq.

Ai shpjegon se kryesisht janë të rrezikuara bimët me rrënjë të vogla që ushqehen në shtresën sipërfaqësore, ndërsa ndotja është më e madhe në sipërfaqet e sipërme të tokës. Ata që janë bimë të hershme të kopshtit janë ato që më se shpeshti janë edhe më të ndoturat, në këtë rast është selino. Megjithatë, kjo është vetëm për ato analiza që i kemi bërë, shton Koçiq.

Sipas tij, prania e arsenikut në tokën është nga ndotja e ajrit, që do të thotë se ajri i ndotur bartet gjithandej nga erërat e ndryshme dhe bie mbi tokë, me shiu pastaj depërton më thellë e më thellë dhe për fat të keq kështu vjen deri te ndotja e produkteve që i konsumojmë. Koçiq thotë se parandalimi mund të bëhet vetëm duke zvogëluar ndotjen, por tashmë në kushtet kur metalet e rënda janë të pranishme, është e domosdoshme dekontaminimi i tokës. Ka shumë mënyra, por ajo që ne rekomandojmë është fitoremedimi, kur mund të bëhet zëvendësimi i tokës me tokë tjetër që është e shëndetshme.

Sipas profesoreshës Tatjana Mitkova nga Fakulteti shkencave bujqësore dhe për ushqim është shqetësues fakti se me kalimin e kohës toka pjellore gjithnjë e më po zvogëlohet dhe po bëhet shumë pak për dekontaminimin e saj dhe këtë e tregojnë statistikat që janë bëra në vitin 2016.

“Me disa punë të këqija që i bënë në Ministrinë e bujqësisë, më saktë në Ligjin për bujqësi, ata lejuan që toka më pjellore të shndërrohej në tokë ndërtimore. Është vërtet për keqardhje”, thotë Mitkova.

Ajo që i mungon vendit tonë, sipas Mitkovës, është Ligji mbi përqendrimet maksimale të lejuara të metaleve të rënda në tokë dhe të jetë një ligj që do të respektohet me të vërtetë. “Toka është një burim serioz, është medium i ndërlikuar, i cili është shumë i vështirë për t’u pastruar nga metalet e rënda”, thotë Mitkova.

Ushqime toksike kanë ndikim të gjerë me efekte negative në shëndetin e njeriut dhe për këtë arsye nevojitet të bëhet dekontaminim i tokës, krijim të kushteve për prodhim të ushqimit të shëndetshëm, shpërndarje të produkteve bujqësore në tregjet e brendshme dhe të jashtme dhe natyrisht përmirësim të statusit social dhe ekonomik të bujqve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat