Kryeministri i Maqeodnisë së Veriut, Zoran Zaev është takuar sot me komisarin për zgjerim të BE-së, Johanes Hahn në Vahau të Austrisë.
Kryeministri Zaev në takim siç bëjnë të ditur nga press qendra qeveritare ka thënë se marrja e datës për fillimin e negociatave do të jetë e rëndësishme për vendin, sepse do të jetë motiv shtesë për vazhdimin e zbatimit të reformave në të gjitha fushat me rritëm më të shpejtuar.
“Marrja e datës për qytetarët do të jetë konfirmim se gjithçka që kemi bërë në këto dy vitet e kaluara ka qenë e vlefshme”, ka thënë Zaev në takimin e sotëm me komisarin Hahn.