Mandati i Gruevskit nën hijen e Bogoevskit

Maqedonia

Mandati i Gruevskit nën hijen e Bogoevskit

Më: 19 maj 2019 Në ora: 16:29
Ilustrim

Duke lënë një kilogramë miell para dyerve të Kuvendit, të rinjtë e VMRO-DPMNE-së kanë ironizuar deputetin Pavle Bogoevski prej të cilit edhe sot kërkuan dorëheqje. Sergej Popov kujtoi se edhe një javë pas skandalit të bisedës telefonike ku Bogoevski porositi “gjysmë grami nga e bardha”, ai nuk ka dhënë dorëheqje por vetëm ka radhitur arsyetimet se çfarë mund të jetë ai përbërës i bardhë të cilin e ka porositur. Andaj duke ironizuar me arsyetimet e njëpasnjëshme, Popov tha se i kanë lënë Bogoevskit një kilogramë miell që nëse i është dashur miell dhe jo kokainë, siç ka mohuar ai, atëherë në të ardhmen të mos turpërohet duke e porositur në telefon.

SERGEJ POPOV, FORUMI RINOR I VMRO-DPMNE
“Gënjejnë be Pavle ata që flasin nëpër qytetet se ajo gjysma qenka materie e bardhë pluhuri që le gjurmë në hundë. Të kishte konsumuar Pavle kokainë nuk do të kishte pranuar të testohej për narkotikë. Andaj forumi rinor në përpjekjen për t’i ndihmuar shtetit që të mos shpenzojë resurse për ta dënuar taksistin, që të vërtetojë se çfarë ka porositur Pavle, ofrojmë edhe një informatë, Pavle një kohë të gjatë ka kaluar në të bardhë edhe atë tip 500. Prandaj po i lëmë një kilogram të plotë miell cilësor që të mos turpërohet në të ardhmen para taksistëve të porosisë nga gjysmë gram. Pavle mielli blihet në shitore, njëjtë siç vaji i kanabisit që shitet në barnatore”

VMRO-DPMNE ka shtuar presion mbi deputetin Bogoevski pas publikimit të audio materialit duke thënë se ai nuk është i denjë për të dretjuar edhe me komisionin për çështje të mandateve dhe imunitetit dhe as të posedojë certifikatë sigurie me të cilën ka qasje në dokumentet sekrete. Këto akuza të njëpasnjëshme kanë lënë nën hijë çështjen e mandatit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Jozyrtarisht u paralajmërua se mbledhja e komisionit për mandate dhe imunitet do të thirret të hënën që më pas propozimi për marrjen e mandatit të deputetit Gruevski të kalojë edhe në seancë plenare. Por, në kalendarin e aktiviteteve të Kuvendit për të hënën nuk është thirrur asnjë mbledhje e komisionit me të cilin udhëheq pikërisht deputeti Pavle Bogoevski. Në vazhdën e reagimeve të shumta, gjatë javës që lam pas, tetë deputetët e pavarur që u përjashtuan nga koalicioni I VMRO-DPMNE-së, propozuan që po të hënën në Kuvend të organizohet testimi antidrogë i deputetëve.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat