Shefi i shtabit të BDI-së, Arbër Admi tha se edhe njehere u konfirmua koncepti i BDI mbi bazen e parimit te koncensualitetit për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët.
“Blerim Reka ka përjetuar fijasko (dështim komplet) në këto zgjedhje. Ai as për së afërmi nuk iu ofrua kandidatëve të mëparshëm shqiptar duke nisur nga Muharrem Nexhipi e të tjerët”, theksoi zëdhënësi i shtabit të BDI-së, Arbër Ademi.
Sipas tij, qytetarët dinë të dallojnë se kush ka vizion dhe të hap perspektivë duke avancuar pozitën e shqiptarëve. Ademi tha se Reka kishte qëllimin vetëm për të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe përjetoi ndëshkimin.