Shabani apel qytetarëve: Mbetjet ndërtimore të mos hidhen në kontejnerë!

Maqedonia

Shabani apel qytetarëve: Mbetjet ndërtimore të mos hidhen në kontejnerë!

Më: 22 mars 2019 Në ora: 13:03
Mbetjet Ndërtimore

Gjatë ditëve që kaluan, në komunën e Çairit, Eko-Patrulla e NP “Higjiena komunale”-Shkup regjistroi sasi të madhe të mbetjes nga ndërtimtaria e hedhur në mënyrë të parregullt në kontejnerët e vendosur në rrugën Bllagoja Paroviq. Ekipet e Higjienës Komunale ishin të detyruar me dorë ta nxjerrin mbetjen ndërtimore nga kontejnerët, që të mund ta ngarkojnë dhe transportojnë me automjete të përshtatshme.

Nga ndërmarrja në fjalë i informojnë qytetarët që sipas Ligjit për pastërti publike, mbetja e cila krijohet gjatë kryerjes së aktiviteteve ndërtimore, nuk guxon të hidhet në kontejnerët e vendosur në sipërfaqet publike. Mbetja nga ndërtimtaria i dëmtojnë këto kontejnerë , por edhe automjetet speciale komunale, dhe me këtë të shkaktojë probleme serioze gjatë mbledhjes dhe transportimit të mbetjes komunale në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat