Pendarovski dhe Siljanovska dorëzojnë kandidaturat e tyre në KShZ

Maqedonia

Pendarovski dhe Siljanovska dorëzojnë kandidaturat e tyre në KShZ

Më: 21 mars 2019 Në ora: 13:21
Zgjedhjet në Maqedoni

Shefi i shtabit zgjedhor të LSDM-së, Aleksandar Kiracovski njoftoi se do të ketë fushatë të qetë, të dinjitetshme dhe demokratike që kur dorëzoi kandidaturën në KShZ me 32.000 nënshkrimet e qytetarëve.

“Stevo Pendarovski dhe të gjithë ne padyshim hymë si favoritë në zgjedhjet presidenciale. Si shef i shtabit do të kemi fushatë të qetë, demokratike dhe dinjitoze që do ta pasqyrojë shoqërinë demokratike”, tha Kiracovski dhe ju bëri thirrje të gjitha partive politike që bashkërisht të udhëheqin fushatë evropiane.

Menjëherë pas paraqitjes së kandidaturës së Pendarovskit, në KShZ arritën edhe përfaqësues nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni për ta dorëzuar kandidaturën e kandidates së tyre Gordana Siljanovska.

Afati për paraqitjen e kandidaturave skadon sot në mesnatë, ndërsa më herë kandidaturën e ka paraqitur kandidati nga opozita shqiptare, Blerim Reka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat