Boshnjakovski: VMRO-DPMNE deri nesër duhet të paraqes propozimet për PSP-në, të premten takim i ri

Maqedonia

Boshnjakovski: VMRO-DPMNE deri nesër duhet të paraqes propozimet për PSP-në, të premten takim i ri

Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:11
Mile Boshnjakovski

Zëdhënësi Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencë për shtyp deklaroi se VMRO-DPMNE deri nesër duhet të paraqes propozimet në lidhje me PSP-në, ndërsa pasnesër, të premten, është caktuar takim i i ri në të cilën do të bisedohet për dallimet për këtë çështje në mes Qeverisë dhe opozitës.

Ai gjithashtu informoi se “mercedesi” prej 600.000 mijë euro është ende në procedurë gjyqësore në rastin “Tanku” dhe se pas procedurës do të vendose çka do të ndërmerret më tej.

Boshnjkaovski njoftoi gjithashtu se Qeveria ka blerë 12 automjete të ndihmës së shpejtë, ndërsa tetë automjete të Ministrisë së Bujqësisë do të riparohen dhe pajisen me mjete adekuate.

“Po blihen 12 vetura të reja. Do të thotë, nuk bëhet fjalë vetëm për furgona të cilat janë donacion nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave. Nga atje do të jepen tetë furgona të cilët janë tërësisht të papërdorura, të pa shfrytëzuar dhe ato do të dedikohen për Ndihmën e Shpejtë. Nga ana tjetër, përveç tyre, do të blihen edhe 12 vetura speciale tërësisht të reja”, tha Boshnjakovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat