KE-ja kërkon nga Maqedonia plotësimin e kritereve për anëtarësim në BE

Maqedonia

KE-ja kërkon nga Maqedonia plotësimin e kritereve për anëtarësim në BE

Më: 19 mars 2019 Në ora: 19:58
Komesari për Zgjerim, Johanes Hahn, përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Komisioni Evropian ka lavdëruar qeverinë e Maqedonisë Veriore, por kërkon rritjen e dinamikës për reformat, ku Brukseli zyrtar i tregoi qeverisë se ndryshimet dhe ligjet nuk janë vetëm për t’u miratuar.

Këto vlerësime u bënë të ditura gjatë një konference të mbajtur në Bruksel, pas takimi të mbajtur mes kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, zyrtarët e lartë të evropianë, Johanes Han dhe Federika Mogerini.

“Ndryshimet në legjislativë janë pozitive dhe të patjetërsueshme, por dëshirojmë të shohim edhe ndryshime të përhershme të mentalitetit dhe sjelljes. Kjo është një gjë që është më shumë e rëndësishme në pikëpamje të procesit të suksesshëm për anëtarësim në BE”, tha  Johanes Han.

Gjithashtu, Mogerini kërkoi që në procesin drejt BE-së të përfshihen dhe të punojnë të gjitha forcat partitë.

“Presim që opozita të veprojë në mënyrë konstruktive dhe besoj se do të demonstrojnë ndjenjë për përgjegjësi dhe kapacitet që të tejkalohen dallimet që vendi të mund t’i plotësojë pritjet e qytetarëve për anëtarësim në BE”, deklaroi Federika Mogerini.

Kryeministri Zave nga ana tjetër tha se zbatimi i reformave është dëshmi për vendimin e qershorit ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Në periudhën para nesh do të punojmë edhe më shumë, edhe më mirë, bashkë me opozitën dhe gjithë deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për të realizuar të gjitha detyrat e mbetura të cilat mund të kenë ndikim në vendimin në qershor”, deklaroi Zora Zaev.

Mogerini dhe Han gjithashtu përmenden se zgjedhjet presidenciale në Maqedoni duhet të realizohen në mënyrë të rregullt dhe çdo parti politike të dëshmojë pjekurinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat