Zaev e konfirmoi – të dielën takim i liderëve

Maqedonia

Zaev e konfirmoi – të dielën takim i liderëve

Më: 8 mars 2019 Në ora: 19:12
Zoran Zaev

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të mbahet takim i liderëve, Zaev pas prezentimit të rezultateve të projektit për uljen e vdekshmërisë së nënave dhe të foshnjave në Klubin e deputetëve, shkurt u përgjigj se takimi me Mickovskin është konfirmuar për të dielën duke mos e saktësuar terminin.

Zgjedhjet presidenciale, ligjet reformuese dhe Prokuroria Publike Speciale, siç është paralajmëruar, do të jenë tre çështjet kryesore në të cilat do të bisedojnë Zaev dhe Mickoski.

Edhe lideri i VMRO-DPMNE-së paraprakisht konfirmoi se do të bisedohet për këto tre çështje kryesore.

“Zgjedhjet presidenciale të cilat pasojnë si imperativ dhe parakusht për integrim në strukturat e NATO-s dhe BE-së, dhe në pjesën e cila ka të bëjë me ligjet reformuese, pasi deri më tani pati dialog, ekipet punuan në ato ligje të cilat mund të themi se janë reformuese dhe do të bisedojmë për PPS-në, të cilin sot e marrim në version pune”, deklaroi mbrëmë Mickoski në emisionin në TV Alfa.

Si kryetar i Qeverisë, i cili para 21 muaji ka qenë në opozitë, deklaroi dje Zaev, duhet të bisedoj me liderin e opozitës, pasi, nënvizoi midis tjerash, Maqedonia e Veriut duhet të ketë proces të qartë zgjedhor si kristali dhe kjo është përgjegjësi e të gjithëve.

“Do të bisedojmë edhe për ligjet reformuese, por as unë as Mickoski nuk jemi më profesionistët, duhet persona profesionistë nga Parlamenti dhe nga Ministria e Drejtësisë të ulen në tavolinë”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat