Banorët e Llaskarcës jetojnë pa ujë të pijshëm dhe pa ujësjellës

Maqedonia

Banorët e Llaskarcës jetojnë pa ujë të pijshëm dhe pa ujësjellës

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 21:03
Ilustrim

Banorët në Llaskarcës jetojnë pa ujë të pijshëm. S’mund të lahen dhe vet investojnë në infrastrukturë duke i asfaltuar rrugët.

“S’është vetëm fshati im po edhe fshatrat tjera. Pse dikush han biftek ndërsa tjetri s’ka as bukë të hajë? Ne jemi këtu në fshat. Po bëjmë gjithçka me mundin tonë. E dimë ne se si jetohet këtu. Paramendo të mos kesh ujë për të pirë? Të blesh ujë për të pirë. Ne kemi bunarë, po ai ujë nuk është për t’u pirë”, tha Samet Misimi, banor i fshatit Llaskarcë dhe kryetar i bashkësisë lokale.

Banorët e fshatit Llaskarcë u bënë të njohshëm këto ditët e fundit. Aksidenti tragjik e ktheu vëmendjen te ky vend që gjendet në autostradën Shkup-Tetovë. Numëron rreth 3000 banorë me rreth 300 shtëpi. Kushte më të liga ka në pjesën e epërme të fshatit, atje s’kanë bunarë në oborr ndërsa ujin e mbushin nga tre burimet në qendër të fshatit.

“Banorët e Llaskarcës së Poshtme që kanë arritur të ndërtojnë hidrofor dhe kanë ujë të pijshëm jetojnë në kushte me të mira se ato në Llaskarcë të Epërme. Të tjerët janë të detyruar të mbushin ujë nëpër shishe”.

Samet Misimi për katër vite është kryetar i bashkësisë lokale në Llaskarcë dhe ka firmën e tij ndërtimore. Ai ju ka premtuar bashkëfshatarëve se do t’ju ndihmojë dhe do t’i detyrojë autoritetet të realizojnë kushte më të mira për jetesë në fshat. Tani për tani, investon para të tijat për t’i asfaltuar rrugët, të rinovojë shkollën dhe nevojat tjera në fshat. Por, edhe ai pret dikush të reagojë. Ai mban ende në mend premtimin e kreut të Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov nga fushata parazgjedhore, se fshatrat e Shkupit do të kenë infrastrukturë të duhur.

Nga fshati Llaskarcë dolën me porosi, “s’duhet të ndodh ndonjë tragjedi, që autoritet të kujtohet për ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat