Hahn: Koha për reforma në Maqedoni, jo për zgjedhje të parakohshme

Maqedonia

Hahn: Koha për reforma në Maqedoni, jo për zgjedhje të parakohshme

Më: 15 janar 2019 Në ora: 16:05
Johanes Hahn

Çështja e emrit nuk është kushti i vetëm për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian për Maqedoninë dhe fokusi duhet të jetë tani ndaj reformave dhe jo ndaj zgjedhjeve të mundshme të parakohshme, thotë në një intervistë për MIA-n eurokomisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn.

Ai nuk pajtohet me qëndrimin e disa personave të caktuar se tani është moment i mirë për zgjedhje të parakohshme, pasi, siç thekson “nuk ka shumë kohë deri në raportin e radhës të Komisionit Europian”.

“Vendi duhet ta shfrytëzojë këtë moment pozitiv të krijuar prej Marrëveshjes së Prespës pasi qëllimi ynë është të merret vendimi në verë dhe me të vërtetë të hapen kapitujt e parë deri në fund të vitit. Dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse të gjithë në të vërtetë janë të angazhuar të bëjnë progresin e nevojshëm. Tani kur çështja për emrin është në rrugë të drejtë të zgjidhet falë vendosmërisë së liderëve dhe sjelljes së përgjegjshme të deputetëve të cilët votuan për marrëveshjen, angazhimet duhet të fokusohen në reformat veçanërisht për shtetin e së drejtës”, thekson Hahn.

Megjithatë, eurokomisioneri nënvizon se për Maqedoninë vendimi për fillimin e negociatave ende nuk është i garantuar përderisa nuk bëhen reformat kryesore të kërkuara nga BE-ja qershorin e kaluar, veçanërisht reformat në shërbimet për zbulim, në luftën kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat