Mbyllet kampi i refugjatëve në ishullin Manus

Evropë

Mbyllet kampi i refugjatëve në ishullin Manus

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 15:44
Ilustrim

Australia ra dakord për mbylljen e kampit të refugjatëve mjaft i diskutuar në ishullin Manus, në Papua Guinenë e Re, ku strehoheshin qindra azilkërkues duke theksuar se asnjëri në mesin e tyre nuk do të integrohej në territorin australian.

“Ne bëjmë sot me dije për mbylljen e qendrës pritëse të refugjatëve në ishullin Manus, një vendim shumë i drejtë”, deklaroi ministri australian i Migracionit, Peter Dutton në televizionin Sky News, duke konfirmuar gjithashtu një deklaratë të publikuar pak më parë nga qeveria e Guinesë së Re.

Asnjë afat i saktë kohor nuk është përcaktuar për mbylljen e qendrës së refugjatëve.

Politika australiane në planin migrator ka pasur kritika, kontestimi i parë u shënua në muajin prill, ndërsa Gjykata e Lartë e Guinesë së Re e cilësoi “të paligjshëm dhe antikushtetues”, vendosjen nga ana e Australisë të azilkërkuesve në këtë kamp në territorin e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat