Rusia do e zvogëlojë numrin e kozmonautëve

Shkencë & Teknologji

Rusia do e zvogëlojë numrin e kozmonautëve

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 07:40
Ilustrim

Rusia ka ka propozuar zvogëlimin e numrit të kozmonautëve në Qendrën Ndërkombëtare të Hapësirës nga tre në dy kosmonautë, një plan që NASA është duke e studiuar për të kuptuar nëse kjo paraqet ndonjë rrezik për pjesëtarët e tjerë të Qendrës.

Rregullisht, ekipi prej gjashtë pjesëtarëve jetojnë në qendrën në fjalë. Kenneth Todd nga NASA ka thënë mbrëmë se Rusia së fundi iu ka thënë partnerëve të Qendrës në fjalë që është duke e shqyrtuar zvogëlimin e kontributit të saj për të kursyer buxhet.

Plani rus do të zbatohej prej vitit të ardhshëm, raporton Interfax. Todd ka thënë se Rusia ka qenë e zotuar ndaj programit aktual deri në vitin 2024, ndërsa tani NASA është e shqetësuar me rreziqet e mundshme nga zvogëlimi i stafit.

“Ne do e shqyrtojmë këtë... Do e shikojmë nga këndëvështrimi i çfarëdo rreziku që i bëhet programit”, ka thënë ai dhe ka shtuar se “para së gjithash, po mendoj rrezikun ndaj ekipit në bord dhe qendër”.

NASA do të bëj përpjekje që të merret vet me stafin, apo t’iu sqarojë atyre pse zvogëlimi i stafit është gjë e keqe.

Prej vitit 2000, qendra rregullisht ka funksionuar me grupe të astronautëve që janë ndryshuar çdo gjashtë muaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat