Liridon Latifi te Kukësi për Evropë

Futboll

Liridon Latifi te Kukësi për Evropë

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 15:24
Lirdion Latifi

Kukësi ia merr dy lojtarë Skënderbeut që të luajë kundër austriakëve. Për këtë hap ka njoftuar edhe skuadra e Skënderbeut përmes faqes zyrtare në Facebook.
Liridon Latifi dhe Sabien Lilaj janë huazuar tek Kukësi nga Skënderbeu për një muaj për ndeshjet e Europa League. Për këtë hap ka njoftuar edhe skuadra e Skënderbeut përmes faqes zyrtare në Facebook. “Klubi ka arritur marrëveshjen për huazimin e Sabjen Lilaj dhe Liridon Latifi tek ekipi i Kukësit për një muaj.Ju urojmë suksese dy lojtarëve bardhekuq në ndeshjen e radhës të Europa League ndaj Austrisë së Vjenës”, është shkruar aty. Kukësi do të luajë kundër klubit austriak pas eleminimit që i bëri klubit nga Mali i Zi, Rudar Pljevlja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat