Skuadra polake ka një kusht për kuqezinjtë

Futboll

Skuadra polake ka një kusht për kuqezinjtë

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2016 Në ora: 11:20
Ferhan hasani në veprim

Skuadra polake, Cracovia, ka një kusht për klubin shqiptar, Shkëndija nga Tetova. Ndeshja e kthimit e Europa League në futboll do të zhvillohet nesër në orën 20.00 në mes Cracovia-s dhe Shkëndijës. Skuadra kuqezi takimin e parë e ka fituar me rezultat 2:0 dhe shkon me një epërsi të mirë në takim me Cracovia-n. “Në pritje të ndeshjes së kthimit të xhiros së parë eliminatore të Europa League ndërmjet Cravovia-s dhe Shkëndijës, e cila mund të rezultojë historike për ekipin ‘kuqezi’, me keqardhje ju njoftojmë se nga ekipi vendas Cracovia nuk kemi marrë miratim për realizimin e transmetimit direkt përmes kanalit tonë zyrtar në livestream.com. Nga ana jonë do të bëjmë maksimumin deri në moment të fundit që megjithatë të arrijmë të mundësojmë transmetim direkt nga kjo përballje e rëndësishme, mirëpo vendimi përfundimtar nuk varet nga ne”, bënë të ditur klubi shqiptar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat