Tre reperët e njohur, bashkë për Fiter Bajram

Mediale Vip

Tre reperët e njohur, bashkë për Fiter Bajram

Më: 5 korrik 2016 Në ora: 15:18
Ilustrim

Sot kur myslimanët anë e mbanë botës festojnë Bajramin e Madh, urime të shumta kanë vërshuar rrjetet sociale edhe nga fytyrat publike.

Aktorë, këngëtarë pa dallim feje kanë uruar për bashkëkombësit e tyre besimtarë më të mirën.

Por, nëse shumica e fotove ishin portret familjar, janë tre reperë që edhe sot kanë kaluar kohën bashkë.

Bëhet fjalë për Capital T, Ledri Vulën e 2po2 që të shoqëruar me djalin e këtij të fundit, janë parë në rrjete sociale bashkë në ‘festimet’ të cilat i Kapo i ka quajtur ‘hip hop bajram’.

Nuk dihet arsyeja e takimit por nëse prapa do qëndronin idetë për ndonjë projekt të mundshëm muzikor atëherë kjo do ishte një lajm fantastik për shumë fansa të treshes.

Ledri, Capital T e 2po2 bashkë? Huh, kjo po që do ishte një trio e fuqishme!!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat