Ministri i Integrimeve Eurpiane Bekim Çollaku thotë se dalja e Britanisë së Madhe nga Unioni Europian nuk do të ndikoj në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Thotë se procesi i largimit të Britanisë nga BE do të marrë kohë ndërkohë që liberalizimi i vizave do të ndodh këtë vit.
‘Largimi i Britanisë do të marrë kohë ndërsa momenti i liberalizimit të vizave po ofron. Jemi shumë afër vendimmarrjes së Parlamentit të Bashkimit Europian dhe nga këshilli i BE... vjeshta po se po...nuk po specifikoj asnjë muaj sepse kur gjërat nuk varen nga ne atëherë nuk është mirë të spekulojmë mirëpo që patjetër që këtë vit jam i sigurt se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm dhe pa viza ndërsa Britania e Madhe do të jetë pjesë e vendimmarrjes në këtë proces dhe jam i sigurt se roli i tyre do të jetë tepër pozitiv ashtu siç ka qenë në të kaluarën. Kështu që nuk ka ndikim të drejtpërdrejt negativ sa i përket procesit të liberalizimit të vizave”, tha Çollaku për transmetusin publik.
Tha se për Kosovën, largimi i Britanisë së Madhe nga BE është fatkeqësi, pasi po e humbet një avokat në këtë union.
‘Nuk besoj se do të ketë refleksione konkrete mirëpo është fatkeqësi e madhe për Kosovën që ta humbas një avokat të fortë brenda BE’së siç ka qenë Britania e Madhe për Kosovën. Sepse ne me Britaninë e Madhe kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira. E dijmë kontributin dhe rolin kyç që ka luajtur në gjithë procesin e shtetndërtimit të Kosovës dhe tani e tutje vakumi që do të lë Britania e Madhe në Bashkimin Europian do të jetë i vështirë nga ndonjë shtet tjetër. Mirëpo është ende herët të bëjmë, si të thuash, parashikime të tilla mirëpo ne duhet të përgjigjemi karshi realitetit.