Alarmi, Franca pranë luftës civile

Evropë

Alarmi, Franca pranë luftës civile

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 20:10
Ilustrim

Franca është në luftë kundër terrorizmit sipas presidentit François Hollande, por për shefin e shërbimeve sekrete, Patrick Calvar, Franca është edhe në prag të një lufte civile dhe shtysën përfundimtare mund t'ia japin huliganët, ndoshta nëpërmjet valës së incidenteve që mbollën dhunë e shkatërrim gjatë Europianit.

Një skenar ky që zbulohet nga Komisioni Hetimor parlamentar në raportin e të cilit flitet për rrezikun që paraqesin elementët e dhunshëm të ekstremit të djathtë të cilët kërkojnë pretekstin për një përplasje me islamistët për të provokuar një konflikt ndërkomunitar dhe të ndezur më shumë një klimë që është tashmë në prag të shpërthimit.

Nuk është një rastësi që në territorin francez janë dislokuar 10 mijë ushtarë që patrullojnë në rrugë, një numër ky shumë i lartë që nuk ishte parë që nga koha e luftës së përgjakshme të Algjerisë në vitet 50. Nuk është rastësi që në Europian u angazhuan 92 mijë trupa ushtarake, forca policore, xhandarmëri dhe polici private.

Por nuk është një rastësi që në Marsejë, forcat e rendit u përballën me aleanca të papritura, me huliganë rusë, anglezë, kroatë, hungarezë, spanjollë apo francezë që nuk ngurruan të shfaqin simbolet e nazizmit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat