Komuna e Istogut shënon 20 qershorin, Ditën e Çlirimit (Foto)

Peja

Komuna e Istogut shënon 20 qershorin, Ditën e Çlirimit (Foto)

Më: 20 qershor 2016 Në ora: 22:27
Pamje nga ngjarja

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Haki Rugova është shënuar 20 Qershori Ditën e Çlirimit të Istogut, ditë kjo qe u shënua me aktivitete të ndryshme.

Aktivitetet kanë filluar me vendosjen e kurorave me lule tek Lapidari i Dëshmorëve në Qendër të qytetit në Istog, ku me këtë rast Kryetari Haki Rugova tha se ne ketë datë e shfrytëzojmë që të nderojmë ata të cilët kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës por edhe të Istogut por edhe për të gjitha gjeneratat të cilat kanë kontribuar para tyre dhe pas tyre, është shenjë mirënjohje për të gjitha ata që kanë dhënë gjakun, dëshmor, martir edhe ata të cilët janë në jetë dhe kanë kontribuar në krijimin e institucioneve. Ku më këtë rast Kryetari Rugova uroj të gjithë qytetarët e komunës së Istogut ditën e çlirimit, duke shpresuar që të kemi vetëm ditë të mira për të gjithë.

Aktivitete kanë vazhduar më pastaj me një orë letrare që është mbajtur në sallën e kuvendit komunale, ku me krijimet e tyre letrare janë paraqitur një numër i madh i nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Istogut.

Aktivitetet janë përmbyllur me turnirin në futboll të madh, i cili u mbajt në stadiumin e futbollit në Istog, ku do të marrin pjesë: K.F. nga Istogu, Peja, Klina dhe Deçani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat