Sot testohen 42 mijë maturantë në matematikë, polica kontroll

Shqipëria

Sot testohen 42 mijë maturantë në matematikë, polica kontroll

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 07:35
Testi i matures

Sot do të zhvillohet provimi i Matematikës për rreth 42 mijë e  400 maturantë në të gjithë vendin. Ky është provimi i tretë i Maturës Shtetërore 2016, i cili mbyll edhe ciklin e provimeve detyruese. Provimi do të zhvillohet në 201 qendra në të gjithë vendin. Duke qënë se në dy provimet e para ka patur dyshime se maturantët kanë kopjuar, Ministria e rsimit ka marrë masa shtesë.

MAS i ka kërkuar OSHE-s, që të garantojë furnizimin me energji elektrike në mënyrë që të funskjonojnë zhurmuesit e telefonave. Kjo për shkak se maturantët kanë përdorur telefona në dy provimet e fundit, ku shpesh i kanë fshehur në atlete ose në veshjet e brendshme.

Por Ministria e Arsimit bën me dije se i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të garantojë procesit e provimit të matematikës. “Drejtoria e Policisë së Shtetit, do të garantojë standardin e gjithë procesit, në të gjitha qendrat e provimeve, në vend. Kurse Posta Shqiptare do të garantojë transportimin e materialeve të provimit, në të gjitha drejtoritë dhe zyrat arsimore”, -thotë Ministria e Asimit. 

Malaj
Ndërkohë në një konferencë për shtyp, Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, deklaroi se MAS dhe institucionet e varësisë kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin dhe zhvillimin korrekt të procesit të provimit, nga fillimi deri në mbylljen e tij. Zëvendësministrja theksoi edhe një herë se për nxënësit dhe administratorët që do të thyejnë rregulloren e maturës shtetërore gjatë procesit të provimit do të penalizohen.

“Ka pasur raste penalizimi ndaj maturantëve të cilët kanë thyer rregulloren e MSH gjatë zhvillimit të dy provimeve, atë të ‘Gjuhës së huaj’ dhe ‘Gjuhë shqipe dhe Letërsi’.5 maturantë janë penalizuar për shkak të mbajtjes së celularit në provimet e zhvilluara, duke i vendosur në veshjet e brendshme apo edhe nën atlete.

Ka pasur 3 raste kur maturantët janë paraqitur me identitet të rremë dhe kjo i përketë shkollave me kohë të pjesshme, 2 raste janë penalizuar për shkak të mosrespektimit të kodit të etikës dhe komunikimit me administratorët” tha Nora Malaj. Ajo deklaroi se do të ketë 3 formate testesh, teste për gjimnazin e përgjithshëm, testi për arsimin profesional dhe testi i matematikës për gjuhët e huaja.Provimiështëi ndërtuar me 25 pyetje, ku 13 janë me alternativa dhe 12 me zhvillim.

Testi
Testi përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Provimi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Provimi i matematikësështë një ndër më të vështirët e maturës shtetërore. Në vitet e fundit në këtë provim kanë ngelur më shumë se 7 mijë maturantë.

Nëse një maturantë ngel në njërin nga provimet e maturës shtetërore, atëherë ai humbet mundësinë për të qënë pjesë e universiteteve publike, duke qënë se mbetësit do ritestohen në shtator, ndërsa fituesit në Universitet do shpallen në muajin gusht. Në dy provimet e para të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj dhe gjuhë-letërsisë, ka patur akuza për kopjim. Madje në provimin e gjuhë-letërsisë, teza e provimit doli gkatë kohës që po zhvillohej ai.

Programi
Ministria e Arsimit sqaron edhe çfarë do të përmbajë provimi i matematikës që do zhvillohet ditën e sotme. “Megjithëse njohuritë dhe aftësitë që përshkruhen për secilën nga linjat dhe nënlinjat në vazhdim kanë të bëjnë vetëm me njohuritë e reja të programeve të Matematikës së avancuar, në përgatitjen për provim duhet të përfshihen edhe zbatimet që lidhen me thellimin e njohurive të programeve të Matematikës bërthamë, të përcaktuara në objektivat për thellim në programet e Matematikës së avancuar për klasat 10-12. 

Modelimi matematik, aftësia për të zgjidhur problema, aftësia për të përdorur njohuritë matematike në situata nga jeta reale dhe në problema me përmbajtje nga shkencat e tjera, aftësia e të menduarit kritik, aftësia për të argumentuar, për të gjykuar, për të vërtetuar, si dhe aftësitë ndërkurrikulare, të jenë në vëmendje përgjatë përgatitjes për provimin e matematikës.

Programi orientuesështë hartuar sipas linjave e nënlinjave të njëjta me ato të programeve të Matematikës së avancuar për gjimnazin. Programi orientues për përgatitjen për provimin në lëndën e Matematikës së thelluarështë mbështetur në: programet e matematikës së avancuar për klasat 10-12 dhe udhëzuesin për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit”, - thuhet në programin orjentues të provimit të matematikës. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat