Djali i ministrit të policisë së Maqedonisë Mitko Çavkov vozit një makinë të tipit “mercedes” që kushton mbi 100 mijë euro.
Jozyrtarisht mësohet se kjo veturë ka ardhur dhuratë nga babai i tij, i cili për momentin është ministër i MPB-së nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
Çavkov shumë shpejt e tërhoqi vëmendjen nga vetja pas publikimit të pasurisë së familjes së tij, e cila është rritur dukshëm gjatë kohës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së ku ai gjithashtu bën përparimin më të madh në karrierën e tij politike.