Me fëmijët e tyre në klipe (Foto)

Mediale Vip

Me fëmijët e tyre në klipe (Foto)

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 14:19
Ilustrim

Një video sot jo vetëm që kushton, por edhe duhet të jetë me një domethënie sa më të mirë, e më pas në një përputhje me këngën ajo pëlqehet. Nuk është vetëm vendi, por edhe personazhi i cili e zbukuron shumë idenë e një klipi, e ndodh shpesh herë që artistët nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e një përsonazhi nga ana e një produksioni.

E në klipet e shumta të artistëve shqiptarë ndodh që një figurant, model apo modele të na bie në sy jo vetëm në një klip por në disa. Sepse ai është simpatik, apo sepse ai pëlqen të dalë në klipe, apo sepse ai kushton më lirë, janë disa tema të tjera këto.

Por kohët e fundit artistët sidomos ata me emër, duan që në fabulën e klipit të tyre të jetë një fëmijë i tyre. E natyrisht u frymëzuam tek klipi i bukur dhe kënga shumë e pëlqyer e ardhur këto ditë nga artisti Sabri Fejzullahu me titull “Biri im”. A e dini se personazhi simpatik në klip është nipi i këngëtarit dhe kontretisht fëmija i madh i Ermal Fejzullahut. Ai quhet Arti dhe vërtetë duket si një aktor pranë gjyshit të tij të madh.

Më herët edhe një tjetër artist nga Mitrovica që jeta dhe puna e kanë bërë të jetojë më shumë në Tiranë, ka pasur në një klip djalin madje në një këngë kushtuar enkas birit të tij të sapo ardhur në jetë para disa vitesh. Ky është Vedat Ademi, i cili në këngën “Vetëm ti” shihet në spot me të birin Jonartin, një klip dhe këngë e bukur por që realiteti dhe dashuria atë e bir tregohet si mos më miri.

Një tjetër këngëtare nga Shqipëria dy vite më parë solli një këngë dhe një klip që ra në sy për nga ana e regjisë. E kjo është Ingrid Gjoni, e cila në këngën dhe videon “Inshalah” luan me djalin e saj “Paridin”. E kush më mirë se djali i saj mund ta bënte këtë rol pranë mamasë së tij dhe largësia e babait ushtar.

Një tjetër artiste e njohur shqiptare siç është Enkelejda Arifi në baladën e saj të fundit, në klip ka djalin e saj të rritur që është edhe aktor në përfundim të shkollës. Ai është Blendi dhe aktron bukur në klipin e nënës artiste tek klipi “Dashurisë sime” .

Por jo vetëm nëpër spote shqiptare të këngëve këngëtarët shihen me fëmijët e tyre, edhe nëpër spote televizive. Ka kohë që këngëtari Meda shihet duke i kënduar një ninullë të bukur djalit të tij të vërtetë në një spot televiziv. Edhe këngëtarja Nora Istrefi kohët e fundit e kemi parë në një reklamë televizive teksa ushqen vajzën e saj. E ku ka më bukur dhe klipi dhe spoti bëhet ende më real kur në të luan nëna apo babai me fëmijën e tij.

Image
Image
Image
Image

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat