Elina Duni koncert pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Zvicrës në Francë

Mediale Vip

Elina Duni koncert pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Zvicrës në Francë

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 17:13
Elina Duni

Pas lojës së shumë pritur në mes të Zvicrës dhe Shqipërisë, lojtarët e këtyre dy kombëtarëve do të bashkohen në një koncert ku do të këndojë këngëtarja shqiptare e cila jeton në Zvicër, Elina Duni.

Koncerti do të mbahet në Muzeun Lourve në vendin në të cilin edhe zhvillohet ndeshja, koncerti do të mbahet menjëherë pas përfundimit të ndeshjes duke filluar nga 18:00, bënë të ditur këngëtarja në Facebook.

Artistja do të performojë para lojtarëve shqiptarë, zviceranë, autoriteteve franceze dhe gazetarëve të pranishëm.

Koncerti organizohet nga Ambasada e Shqipërisë në bashkëpunim edhe me Ambasadën Zvicerane në Paris. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat