Han: Marrëveshja e Përzhinës mbetet në fuqi

Maqedonia

Han: Marrëveshja e Përzhinës mbetet në fuqi

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 17:39
Johanes Han

Nevojitet zbatim i plotë i Marrëveshjes së Përzhinës, shprehet euro-komisari Johanes Han, në intervistën për “Euroaktiv”.

– Kam theksuar vazhdimisht se çfarë presim nga liderët politik në vend: zbatim të plotë të Marrëveshjes së Përzhinës, që e arritën liderët politikë verën e kaluar dhe që vazhdon të mbetet në fuqi, punë serioze në reformat për shtet juridik, tërheqje të plotë të faljes nga Presidenti Ivanov dhe e fundit, por jo edhe më pak e rëndësishme, mbështetje e pakufizuar e punës së prokurores speciale, që është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës – shprehet Hani.

Euro-komisari Han, në intervistë shprehet se interesat e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj duhet të vihen para interesave partiake-politike.

– Në esencë, bëhet fjalë për atë që interesat e vendit dhe qytetarëve të saj të vihen para interesave partiako-politike. Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare bënë çmos për t’i dhënë mbështetje procesit reformues demokratik. Por, zbatimi mund të arrijë sukses vetëm nëse liderët politik u përmbahen marrëveshjeve që i kanë nënshkruar dhe obligimeve të tyre dhe nëse marrin përsipër përgjegjësinë për këtë – shprehet Hani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat