Shkurtohen procedurat për marrjen e azilit në Zvicër

Evropë

Shkurtohen procedurat për marrjen e azilit në Zvicër

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 08:37
Ilustrim

Procedurat e azilit do të shkurtohen dukshëm dhe azilkërkuesit do të sigurohen më shpejt, se a do të mund të qëndrojnë në Zvicër. Azilkëkuesit kanë siguruar po ashtu përfaqësim juridik pa pagesë.

Në votimet e djeshme në referendum, rreth 66.8 për qind e votuesve i thanë po rishikimin e ligjit të azilit, ndërsa 33.2 votuan kundër, shkruan albinfo.ch.

Votuesit i kanë pranuar ndryshimet duke votuar 66.8 për qind e zviceranëve për rishikimin e ligjit për azil.

Miratimi i lartë është regjistruar në kantonet Basel, qytetin Vaud me 74 për qind, Neuenburg me 73 për qind dhe Cyrih me 70 për qind.

Me më pak se 60 për qind janë regjistruar rezultatet e votimin në kantonet e Ticino (56), Appenzell (56), Obwalden (57) dhe Schwyz (58).

Kundër është votuar vetëm në komunën Oberwil-Lieli AG, tashmë e njohur për qëndrimin kritik ndaj azilit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat