Shtohen prenotimet për pushime në Shqipëri

Shqipëria

Shtohen prenotimet për pushime në Shqipëri

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 15:46
Saranda

Operatorët turistikë thonë se ky vit ka shënuar rritje të prenotimeve nga të huajt, për të kaluar pushimet verore në Shqipëri, por kjo zgjedhje nuk është shoqëruar me plotësim të kushteve për to. Një ndër shqetësimet që ngrenë operatorët turistikë për këtë sezon, është infrastruktura e keqe rrugore në Durrës, Vlorë e Sarandë.

Kjo gjë, sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar, Rahman Kasa, do të ndikojë negativisht për zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion turistik vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër numri i shqiptarëve që preferojnë të kalojnë pushimet jashtë, sipas operatoreve  ka rënë. Edhe pse Turqia mbetet më e kërkuar, drejt saj prenotimet kanë rënë me afro 20 %, për shkak të frikës nga sulmet terroriste.

Shqetësim për shqiptaret mbeten biletat e avionëve, disa herë më të larta se vendet fqinje. Kjo i detyron ata të kërkojnë fluturime nëpërmjet aeroporteve të tjera. Sipas operatorëve, vetëm javën  e ardhshme në Durrës pritet të vijnë 400 turistë nga Polonia. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat