Thaçi: Marrëveshjet e nënshkruara, indikator i forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë

Lajme

Thaçi: Marrëveshjet e nënshkruara, indikator i forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 18:48
Thaçi duke drekuar së bashku me delegacionin shqiptar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka mirëpritur mbledhjen e sotme të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe të Qeverisë së Shqipërisë dhe marrëveshjet që kanë pasuar më pas në shtatë sektorë të ndryshëm.

Sipas Thaçit, bashkëpunimi i Kosovës me Shqipërinë ndikon edhe në përshpejtimin e rrugëtimit të përbashkët atlantik.

“Nënshkrimi i shtatë marrëveshjeve në sektorë të ndryshëm dhe deklarata e përbashkët janë indikatorë të radhës të forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Bashkëpunimi ynë ndikon edhe në përshpejtimin e rrugëtimit tonë euroatlantik përmes jetësimit të reformave të gjithmbarshme”, thuhet në postimin e tij.

Thaçi ka postuar fotografi në Facebook, ku shihet duke drekuar së bashku me delegacionin shqiptar me në krye Edi Ramën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat