Vrau dy vëllezërit, gjykim të shkurtuar për Aleksandër Dushajn

Vrau dy vëllezërit, gjykim të shkurtuar për Aleksandër Dushajn

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 21:27
Aleksandër Dushaj

Vrau dy vëllezër pasi refuzonin ta bënin dhëndër por do të përfitojë ulje dënimi, pasi gjykata ka pranuar gjykimin të shkurtuar. Aleksandër Dushaj që akuzohet për vrasjen e vëllezërve Abdullah dhe Skender Shkami me 2 janar të këtij viti, do të vuajë dënim më të ulët pasi pas kërkesës me shkrim të paraqitur nga mbrojtja ndaj trupit gjykues për gjykim të shkurtuar, relatorja e çështjes Luverda Dardha, pranoi kërkesën.

Aleksandër Dushajt do t’i zbritet 1/3 e dënimit në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të procedurës penale. Në seance gjyqësore të radhës kanë qenë avokatët mbrojtës të Esat (Aleksandër) Dushajt që kanë kërkuar shtyrjen e saj pasi kishin nevojë për më shumë kohë deri në shqyrtimin e plotë të dosjes.

Pasi ka dëgjuar këtë kërkesë, trupi gjykues ka vendosur pranimin e saj. Aleksandër ose Esat Dushaj akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në rrethana cilësuese” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat