Studimi: Gratë që pëlqejnë të vishen me të kuqe janë në kulmin e fertilitetit!

Life style

Studimi: Gratë që pëlqejnë të vishen me të kuqe janë në kulmin e fertilitetit!

Më: 20 maj 2016 Në ora: 16:18

Një studim tregon se gratë priren të veshin me rroba me ngjyrë të kuqe ose rozë, kur ata janë më fertile, duke treguar se kërkimi për partnerin ideal dhe riprodhimi janë gjithmonë ndër nevojat parësore të pandërgjegjshme të çdo qenie e gjallë.

Çfarë shtyn një grua të preferojnë një fustan me një ngjyrë më shumë se sa një ngjyrë tjetër në ditë të caktuara të muajit? Për të njëqindtën herë, hormonet.

Një studim kanadez nga kërkuesit e Universitetit British Columbia, thotë se gratë që veshin një fustan të kuq ose rozë kanë deri në tre herë më shumë shanse që në atë moment të jenë në kulmin e fertilitetit të tyre, sesa gratë e tjera që veshin veshje me ngjyra të tjera.

Hulumtimi është kryer mbi 124 gra të moshës mes 18 dhe 47 vjeç. Pjesëmarrësit u pyetën se çfarë ngjyre ishte këmisha që kishin veshur dhe kur ato kishin patur ciklin e fundit të muajit. Pasi mblodhën informacionin, studiuesit analizuan të dhënat për të gjetur një lidhje mes ngjyrës së veshjeve dhe menstruacioneve të grave.

Çfarë u evidentua menjëherë, ishte zgjedhja e ngjyrave të ndryshme në bazë të ciklit: duke përllogaritur ditët e fertilitetit për çdo grua u zbulua se gjatë pikut të hormoneve ose të fertilitetit, kishte një bollëk të përdorimit të ngjyrave të kuqe dhe rozë.

Rezultatet e studimit u prezantuan në takimin vjetor të Shoqatës për Shkenca psikologjike, i cila u mbajt në Uashington në 23-26 maj, 2013, dhe do të publikohet në revistën Shkenca Psikologjike.

Sipas studiuesve, këto rezultate mund të tregojnë se kur një grua është në kulmin e fertilitetit mujor – të ndërgjegjshme ose me shumë gjasa të pandërgjegjshme – kërkojnë dhe kushtojnë më shumë vëmendje për të tërhequr një partner potencial.

Gruaja në kohën e fertilitetit ndihet disi më shumë seksi, spekulojnë shkencëtarët të cilët, tashmë, planifikojnë të kryejnë një studim i ri në të cilin të thellojnë temën me qëllim që të gjejnë se pse në periudha të caktuara të muajit zgjidhen ngjyra të caktuara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat