Jo vetëm të pasmet dhe gjoksi: Ja disa zona erogjene që i harrojmë shpesh…

Life style

Jo vetëm të pasmet dhe gjoksi: Ja disa zona erogjene që i harrojmë shpesh…

Më: 19 maj 2016 Në ora: 08:41

Çfarë e bën një burrë një super-dashnor në krevat? Një përzierje e mirë mes aftësive praktike dhe njohurive teorike.

Ai duhet të dijë mirë se cilat janë zonat më erogjene të trupit.

Sepse duke e ditur mirë se cilin buton duhet të shtypësh, do e kënaqë plotësisht atë.

Por për fat të keq, shpesh meshkujt fokusohen tek ato pjesë të trupit që janë vërtet shumë të rëndësishme për seksin: këmbët, të pasmet dhe gjoksi.

Por ka edhe pjesë të tjera të trupit, për të cilat duhet treguar më shumë dashuri.

Ja disa zona erogjene të femrave që harrohen shpesh:

-Pjesa e pasme e qafës:
Studiuesit e Universitetit të Kebekut në Kanada kanë zbuluar se pjesa e pasme e qafës është e ndjeshme është sa asnjë pjesë tjetër e trupit. Ndaj të dashur meshkuj, nuk ju prish punë nëse bëheni pak vampirë.

-Fyti: Pjesa e përparme e qafës lëshon sinjale kënaqësie direkt mes këmbëve, mjaftojnë disa puthje të buta.

-Pas veshit: Llapa e veshit duhet të bëhet më shpesh pjesë e programit erotik. Por edhe pjesa direkt pas veshit është një zonë shumë erogjene. Lëkura atje është shumë e hollë dhe e ndjeshme.

-Klavikula: Për fat të keq kjo pjesë harrohet shumë shpesh nga meshkujt. Shumë gra eksitohen nga prekja në këtë zonë.

-Sipër të pasmeve: Pjesa direkt sipër të pasmeve është shumë më e ndjeshme nga sa mendoni. Disa mbaresa nervore e bëjnë shumë sensibël.

-Gjunjtë: Zakonisht mendohet se gjunjtë nuk janë shumë të ndjeshëm. Gaboheni! Provojeni gjatë paralojës seksuale dhe do habiteni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat