Si ta harroj atë që ma mori virgjërinë?

Life style

Si ta harroj atë që ma mori virgjërinë?

Më: 5 maj 2016 Në ora: 21:01

E pabesueshme, por e vërtetë. I mbusha rrafsh 40 vjet, jam e martuar, por ende nuk po mund ta harroj atë që ma mori virgjërinë…

40 vjet sapo i kam mbushur. Por, në kohën kur isha 25 vjeçe, pas kryerjes së studimeve, u njoha me një njeri, i cili ma ndërroi kahen e jetës sime. Ai ishte disa vjet më i madh se unë. Duheshim shumë dhe çdo ditë takoheshim fshehurazi nga njerëzit, por më shumë ngaqë familja ime nuk donin që unë të shoqërohesha me të. Ai ishte marrëzisht i dashuruar dhe unë çmendesha pas tij…

Takoheshim çdo ditë. Rrinim bashkë, shëtisnim bashkë… Ai nuk ngutej në asnjë gjë: nuk i bëhej vonë për asgjë. Kjo më bënte të kuptoja se ai, vërtet, më donte… Më kishte premtuar se kurrë nuk do të bënte diç jashtë dëshirës sime…

Një ditë i tregova për historinë e dashurisë sime nuses së xhaxhait, sepse doja të merrja nga ajo mendimin e saj, meqë ajo kishte një vit martesë dhe e dija se veç kishte bërë një përvojë në dashuri. Por, ajo më foli dhe më preku me fjalë, duke më thënë se ai që ta merr virgjërinë kurrë nga mendja nuk të heqë…

Dhe, kjo bëri që unë t’i jepesha atij edhe më shumë, madje vendosa edhe t’i jepja virgjërinë, e që për mua ishte e shenjtë, sepse në këtë frymë edhe isha edukuar në familje…

Por, koha ecën dhe nuk patëm fatin të martoheshim… Sepse, para nesh ndodheshin hendeqe që nuk kapërceheshin dot… Andaj, edhe u ndamë…

Kaluan do vite dhe erdhi koha të martohem. Tash jam e lumtur, sepse kam krijuar një familje të shëndosh, por nuk më hiqet nga mendja kurrë ai, ai të cilit dikur iu dhashë me mish e shpirt. Atij të cilit edhe ia dhashë virgjërinë time të shenjtë, e për të cilin veprim nuk jam penduar asnjëherë në jetë.

Por, as tash, e që shkela në të 40-at, nuk po mund ta harroj…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat