Ja si të zbuloni një femër që ka mbushur gjoksin (Video)

Life style

Ja si të zbuloni një femër që ka mbushur gjoksin (Video)

Më: 5 maj 2016 Në ora: 19:05

Ndërhyrjet kirurgjikale po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në ditët e sotme, por si të dallosh një femër që e ka bërë një të tillë në gjoks?

Wichooda Cheuychom, një modele tajlandeze na tregon sesi dhe gjithçka që ju duhet janë dy telefona me kamera dhe dritë.

Modelja ka postuar në rrjetet sociale videon me udhëzime sesi ta zbuloni këtë. Hapi i parë është gjetja e dy telefonave, më pas ndezja e dritës së tyre dhe drejtimi i saj në të dyja anët e gjoksit.

Drita e orientuar në këtë drejtim duhet mbajtur për pak momente. Pas duhen fikur dritat dhe në një ambient totalisht të errët do të shikoni se gjoksi i modeles ndriçon.

“Silikoni im ka përthithur dritën dhe tashmë e rrezaton atë. Ndonjëherë kjo më tremb”, shkruan modelja tajlandeze.

Pra, për ta kuptuar është e thjeshtë, nëse gjoksi ndriçon pas kësaj teknike, atëherë i është i mbushur me silikon, nëse jo është natyral.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat