ErotikaLand: Hapet parku i parë seksual në botë

Life style

ErotikaLand: Hapet parku i parë seksual në botë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 23:31

Çdo gjë në mënynë e këtij parku do të ketë lidhje me seksin.

Në vitin 2018, në Brazil pritet të hapet ErotikaLand, një park i dedikuar vetëm seksit.

Ashtu siç pritej, parku ka ngjallur shumë diskutime, për shkak se banorët thonë se zona e tyre do të kthehet në kryeqytetin e seksit.

Ata që udhëtojnë drejt këtij parku do kenë mundësi të eksplorojnë një muze të seksualitetit dhe do të marrin këshilla mbi përdorimin e prezervativit.

Investitorët thonë se e vetmja gjë që nuk do të bëjnë njerëzit në park, do jetë penetrimi seksual.

Epo të paktën jo brenda në park.

Biznesmeni Mauro Morata thotë: “Ky nuk do jetë një vend për murgesha, por ne nuk po rikrijojmë Sodomën dhe Gomorran”.

Ai thotë se parku do ketë një kinema 7D, me ndenjëse që dridhen.

Po ashtu do ketë një “tren kënaqësie”.

Gjithashtu pishina dhe parku ujor do jenë vetëm për nudistët.

Në park mund të shijoni një xhiro me makinë në formë penisi dhe mund të blini afrodiziakë.

Investitorë thonë se parku do ofrojë një qasje të shëndetshme për seksin dhe do vitalizojë ekonominë e rajonit.

Pagesa për të hyrë do jetë 100 dollarë.

Adventure Island Naked Roller Coaster World Record AttemptPiracicaba in Brazil

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat