​Terapia me kripë për kujdesin e lëkurës

Life style

​Terapia me kripë për kujdesin e lëkurës

Më: 3 maj 2016 Në ora: 18:09

Konsumi i tepërt i sasisë së kripës mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Por, përdorimi i kripës mund të ketë edhe ndikime pozitive meqenëse përdorimi i saj po bëhet gjithnjë e më efikas për alergji dhe shtimin e shkëlqimit në pamjen tuaj.

Sipas studiuesve, kripa ka cilësi të pabesueshme, e cila mund të përdoret për haleterapi apo terapi e thatë e kripës.

Kripa thith papastërtitë nga trupi juaj dhe ndihmon në lirimin e mukusit, kështu që mund të kolliteni apo ti nxirrni jashtë toksinat. Kjo do të ndikojë në shtimin e energjisë dhe përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme.

Kripa lëshon jonet negative që nxisin relaksimin, ndryshe nga jonet pozitive ku jemi të ekspozuar përmes telefonave celularë dhe kompjuterëve.

Pas 20 minutave terapi, do të kemi lëkurë më të butë dhe më të hollë, falë efekteve antibakteriale të kripës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat