Pse lindin binjakë? Ja si përgjigjet shkenca

Life style

Pse lindin binjakë? Ja si përgjigjet shkenca

Më: 3 maj 2016 Në ora: 15:25

Lindja ose jo e fëmijëve binjakë është një çështje gjenetike. Por çështja e lindjes së binjakëve nga një vezë apo nga vezë të ndryshme është shumë e komplikuar, megjithëse tashmë duket se vjen një përgjigje.

Një studim që jep përgjigje mban titullin “Identification of Common Genetic Variants Influencing Spontaneous Dizygotic Twinning and Female Fertility” dhe është publikuar në revistën shkencore “American Journal of Human Genetics”.

Sipas studimit janë dy variante gjenetike që ndikojnë në prodhimin e më shumë vezëve të cila pllenohen nga spermatozoidë të ndryshëm, shkruan noa.al.

Varianti i parë i përket fshehjes së niveleve të larta të folitropinës, hormon që promovon maturimin e vezëve dhe i dyti i përket genit që stimulon përgjigjen e vezores ndaj hormoneve.

Një thellim i mëtejshëm i këtij studimi mund të japë përgjigje jo vetëm për lindjet e binjakëve por edhe për problemet e fertilitetit në përgjithësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat