“E dua të dashurin tim, por seks bëj me shefin”

Life style

“E dua të dashurin tim, por seks bëj me shefin”

Më: 3 maj 2016 Në ora: 08:54

Një vajzë 27 vjeçe i ka shkruar psikologes së “The Sun”, duke treguar për problemin e saj. Ajo tregoi se kishte kohë që ishte në lidhje me një djalë, por e ka tradhtuar më pas me shefin.

Arsyeja e gjithë kësaj sipas vajzës është vështirësia që ka me të dashurin në jetën seksuale. Ajo këtë marrëdhënie e quan copë-copë ndërkohë që nga shefi i saj përjeton shumë më shumë.Ajo gjithashtu shprehet se e do shumë të dashurin e saj, por nuk di si t’i shmaget dëshirës për të bërë seks me shefin.
Kjo është ajo çfarë vajza i shkroi psikologes.

“Jam e lidhur dhe e dua shumë të dashurin tim por tani kam filluar ta tradhtoj me shefin. Ndodhi rastësisht por tani nuk po shkëputem dot prej tij pas seksi është fantastik, ndërsa me të dashurin tim ka kohë që nuk ndjejë më. Unë jam 27 vjeçe, i dashuri im 29 e ndërsa shefi 38 dhe i martuar. Por tani ai më ka thënë që është dashuruar me mua dhe do të ndahet nga gruaja e tij, por unë nuk dua sepse e dua të dashurin tim dhe nuk dua ta lëndoj atë sepse veç seksit… aspektet e tjera i kemi në perfeksion”.

Përgjigjja e psikologes

“Ajo që ti ndjen për të dashurin tënd quhet dashuri, ndërsa me shefin ndjen thjesht kënaqësi momentale. Nëse ti nuk do të ndahesh nga i dashuri jot për të jetuar me shefin atëherë do të thotë që ti nuk e do atë. Prandaj shkëputi kontaktet konfidenciale dhe rigjej pasionin në lidhjen tënde aktuale”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat