Horoskopi, 3 maj 2016

Life style

Horoskopi, 3 maj 2016

Më: 3 maj 2016 Në ora: 07:11

DASHI 21/3 - 20/4

Ka gjëra të rëndësishme për t’u bërë që marrëdhënia juaj në çift të ecë ashtu siç duhet. Beqarët sot do jenë sharmantë në maksimum. Financat do jenë të mira.

DEMI 21/4 - 21/5

Në dashuri duhet guxim. Bëjani të ditur personit të zemrës pa marrë parasysh asgjë tjetër. Beqarët nuk do ta ndryshojnë dot statusin. Në planin financiar do u jepni zgjidhje problemeve.

BINJAKËT 22/5 - 21/6

Sotmund të jetë një ditë pozitive për të dashuruarit! Beqarët më në fund do njohin një person të veçantë. Të ardhurat financiare nuk do të jenë shumë të mira.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Krijoni bazat për të “ndrequr” një çështje në marrëdhënie me partnerin, e cila është bllokuar prej fajit tuaj. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri. Në planin financiar situata do mbetet e mirë.

LUANI 23/7 - 21/8

Sot disa rrethana do t’ju bëjnë të rivini kontakte me partnerin. Beqarët në momentin që nuk do e presin do takojnë personin e ëndrrave të tyre. Në planin financiar do shpenzoni pa arsye.

VIRGJËRESHΑ 22/8 - 23/9

Do të jetë një ditë ideale për ta kaluar në prani të njeriut të zemrës. Beqarët do pëlqejnë tej mase një person po do kenë rivalitet shuamë të fortë. Në planin financiar duhet të merrni masa.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Diskutimet e tepërta me partnerin do t’ju shtyjnë që të bëni ndonjë gabim. Beqarët do e kenë më të lehtë të afrohen me personin që pëlqejnë. Financat do jenë më mirë se më parë.

AKREPI 24/10 - 22/11

Jini të arsyeshëm me partnerin që dëshiron të afrohet me ju pas debateve që keni kaluar. Beqarët do kenë pretendime dhe do të zhgënjehen pa masë. Nga menaxhimi juaj varen edhe financat.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Jini të durueshëm dhe të kuptueshëm me partnerin. Beqarët nuk do jenë në humor të mirë dhe mund të hedhin hapa të gabuar. Në planin financiar nuk duhet të kryeni shpenzime.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Dallimet e vogla në familje dhe me partnerin do të zgjidhen me një mendim praktik. Beqarët do preferojnë vetëm aventurat. Buxheti ka për të qenë i jashtëzakonshëm.

UJORI 21/1 - 19/2

Kini më shumë kujdes me sjelljet tuaj në marrëdhënie me partnerin. Beqarët do kenë plot surpriza dhe jeta e tyre do ndryshojë totalisht. Me buxhetin do keni vështirësi.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Ditë e mbushur me emocione për të dashuruarit e kësaj shenje. Beqarët do afrohen më shumë me personin që pëlqejnë dhe do ja shprehin ndjenjat. Financat do jenë të mira.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat