Horoskopi ditor, e hënë 2 maj 2016

Life style

Horoskopi ditor, e hënë 2 maj 2016

Më: 2 maj 2016 Në ora: 07:02

Dashi

Personat në çift do të jenë të mbushur me një forcë të jashtëzakonshme të cilët do ta manifestojnë në mënyra të ndryshme. Beqarët do përjetojnë ndjesi shumë të forta gjatë takime që do realizojnë. Financat do përmirësohen.

Demi

Të papriturat, pasiguritë dhe shqetësimet do të përfshijnë të dashurit dhe të fejuarit. Gjithçka do kalojë duke u mbështetur te njeri-tjetri. Beqarët nuk do jenë në formë të mirë dhe do preferojnë të qëndrojnë vetëm. Me buxhetin nuk do të keni vështirësi.

Binjakët

Këtë ditë do të merrni dhurata që i prisnit prej kohësh. Për të dashuruarit do të jetë një periudhë rishqyrtimi dhe reflektimi. Beqarët do fillojnë shpejt një lidhje afatgjatë që do ju ndryshojë jetën. Financat do jenë të mira.

Gaforrja

Lajme të vogla, por të mira në të gjitha fushat, edhe në atë sentimentale. E vetmja gjë që duhet të bëni sot, është t’i përkushtoheni më shumë njeriut tuaj të zemrës. Beqarët nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak sado që do mundohen. Financat do vazhdojnë të jenë të mira.

Luani

Sukses të mirë do të keni në marrjen e përgjigjeve që kanë lidhje me marrëdhënien tuaj në çift. Ndoshta një shtatzëni në ardhje do t’ju gëzojë. Beqarët do ndjehen gati të fillojnë një lidhje dhe nuk do mendohen gjatë. Planetët do jenë me ju në planin financiar.

Virgjëresha

Gjendjes suaj trishtuese emocionale do t’i shtohet edhe një shëndet i dobët. Dashuria ka nevojë për një rigjenerim dhe pastrim të menjëhershëm. Beqarët do ndihen mirë në prani të miqve dhje nuk do kërkojnë për dashurinë. Në planin financiar do jeni të logjikshëm.

Peshorja

Në fushën sentimentale do të lindë një ëndërr e re të cilën keni mundësi ta realizoni. Partneri/ja do të jetë me ju duke ju mbështetur. Beqarët do marrin guximin t’i shprehin ndjenjat personit që pëlqejnë. Të ardhurat do rriten falë menaxhimit tuaj të mirë.

Akrepi

Sot duhet të keni parasysh që dashuria duhet të ushqehet me afeksion dhe mijëra gjëra të tjera të vogla, por konkrete dhe pozitive. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura të jashtëzakonshme. Në planin financiar duhet të jeni gjatë gjithë kohës vigjilentë.

Shigjetari

Në dashuri do të kaloni disa momente varfërie në emocione. Mundohuni të largoni monotoninë. Beqarët më mirë të presin edhe pak kohë para se të bëjnë ndryshime që të mos lëndohen. Me shpenzimet tregohuni të matur.

Bricjapi

Dashuri jo të korresponduara, iluzione në llogari të personave që në fund do t’ju zhgënjejnë. Sot besojini vetëm vetes suaj. Beqarët do ecin me parime dhe nuk do pranojnë çdolloj ftese. Në planin financiar do keni shumë fat.

Ujori

Episode të pafata që kërkojnë reflektim dhe pauzë. Për disa projekte në dashuri nuk do të gjeni rrugën e duhur për t’i realizuar. Fati nuk është në anën tuaj. Beqarëve do ju rrahë zemra fort nga një person që do takojnë. Në planin financiar do përballeni me disa vështirësi.

Peshqit

Një rivale do të marrë situatën në dorë për të shkatërruar marrëdhënien tuaj në çift. Kujdesuni që mos t’ja dalë dot mbanë. Beqarët do fillojnë një lidhje afatgjatë e cila do ju ndryshojë jetën. Financat do jenë të mira.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat