Harrojeni seksin, ja çfarë është e më e rëndësishme në një marrëdhënie në çift

Life style

Harrojeni seksin, ja çfarë është e më e rëndësishme në një marrëdhënie në çift

Më: 1 maj 2016 Në ora: 23:37

Dashuria e vërtetë nuk është ajo që lind nga një ‘shigjetë e Kupidit’ apo një kimi e fuqishme seksuale.

Sipas studimit të financuar nga kompania ‘gjigante’ e ushqimeve Knorr dhe kryer nga instituti i kërkimeve ndërkombëtare “Edelman Intelligence”, që ka intervistuar 12.000 persona në 12 shtete të ndryshme, shpesh, ajo që konsolidon realisht një çift, janë shijet e njëjta në tavolinë.

Kërkimi tregon se 78 % e personave janë të tërhequr më shumë nga partneri që dashuron të njëjtat shije si ai në tavolinë. Nga sondazhi, del se një në tre persona do të ishte i gatshëm të ndahet nga partneri i tij nëse preferencat në kuzhinë janë shumë të ndryshme.

48% e të anketuarve deklaruan se ishin të gatshëm të heqin dorë nga seksi sesa nga ushqimi i tyre i preferuar, ndërsa 70% do të preferonin të hiqnin dorë nga e drejta e votës.

Sipas anketës, tre nga katër persona ishin të gatshëm që përpara ushqimit të preferuar, të hiqnin dorë edhe nga përdorimi i rrjeteve sociale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat