Modelja 100-vjeçare në revistën e modës Vogue: Përpiqem të mbaj standard të lartë

Life style

Modelja 100-vjeçare në revistën e modës Vogue: Përpiqem të mbaj standard të lartë

Më: 1 maj 2016 Në ora: 17:13

Revista e modës Vogue ka zgjedhur të festojë 100-vjetorin e krijimit me një ish modele 100-vjeçare…

Bëhet fjalë për Bo Gilbert, 100 vjeç, e cila do të jetë në faqet e numrit të ardhshëm të revistës, që publikohet në 5 Maj.

Së fundmi, Gilbert ka qenë edhe në qendër të një fushate publicitare të realizuar nga Harvey Nichols, rrjet i dyqaneve të veshjes, me bazë në Londër.

“Më pëlqen të kujdesem për veten, të dukem e paraqitshme, edhe nëse nuk dal. Përpiqem të mbaj standard të lartë”, thotë Bo në reklamën e Harvey.

“Qëllimi ynë është që edhe të moshuarit mund të ndjekin modën pa pasur frikë”, tha Ben Tolle, drejtori kreativ i fushatës me imazh 100-vjeçaren.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat