Tetë veprimet që rrezikojnë lidhjen tuaj

Life style

Tetë veprimet që rrezikojnë lidhjen tuaj

Më: 1 maj 2016 Në ora: 07:55

Të gjithë e dëshirojmë vëmendjen. Kush më shumë e kush më pak, është e pamohueshme ndjesia e këndshme shkaktuar nga interesi që shfaq dikush për ne. Në një lidhje dashurie shpesh herë kjo gjë ngatërrohet me xhelozinë.

Kur partneri ka interes për ne është një gjë absolutisht e mirë, por kur e kalon kufirin, çfarë mund të quhet kjo? Mund të thoni sa herë të doni që nuk jeni xhelozë, por duhet të keni kujdes pasi veprime të pakontrolluara mund të shkatërrojnë lidhjen tuaj.

Sigurisht që ndaj njëri tjetrit duhet të shfaqni interes, por nëse ju jeni duke kryer veprimet e mëposhtme, jeni duke rrezikuar marrëdhënien tuaj në çift.

1. Ju kontrolloni vazhdimisht mediat sociale

2. Kontrolloni telefonin e tij/saj çdo ditë.

3. E merrni mbi 10 herë në telefon, ndërsa ai është jashtë me shokët (shoqet).

4. Pyesni për mikeshat e tij në punë, ose për çdo femër tjetër që ka të bëjë me të dashurin tuaj (ose e kundërta për meshkujt).

5. Kontrolloni kartat e tij dhe gjendjen e llogarisë bankare.

6. Humbni kontrollin kur ai/ajo vonohet apo nuk ju përgjigjet në telefon.

7. Dërgoni mesazhe ose merrni numrat në telefonin e tij/saj që ju nuk i njihni.

8. Ju manipuloni situata, për t’i nxjerrë atij/asaj “të vërtetën”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat