Djali ngacmon seksualisht një vajzë në urban, ajo e turpëron në mes të njerëzve

Life style

Djali ngacmon seksualisht një vajzë në urban, ajo e turpëron në mes të njerëzve

Më: 30 prill 2016 Në ora: 16:13

Ngacmimet në urban nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë ka raste të tilla. I fundit ka ndodhur në Turqi, ku një vajzë është ngacmuar seksualisht nga një djalë në urban në provincën Kocaeli.

Edhe vajzat e tjera që e kanë parë këtë rast janë nxehur dhe i janë kthyer duke e goditur atë me shuplaka dhe shqelma.

Djali është arrestuar më vonë dhe akuzohet për ngacmim seksual. Në Shqipëri ndodhin raste të tilla, por me një ndryshim, këtu këto ngacmime merren me sportivitet nga ana e autoriteteve dhe rrallë kemi dëgjuar të dënohen maniakët e shumtë që udhetojnë në urbane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat