Si mund të jemi të lumtur

Life style

Si mund të jemi të lumtur

Më: 30 prill 2016 Në ora: 09:32

Vënia e synimeve të mëdha përpara mund të ndikojë pozitivisht, sepse na shtynë të jemi më aktiv për realizimin e qëllimeve. Por në anën tjetër, një gjë e tillë mund të ndikojë që të mbetemi të trishtuar nëse nuk arrijmë rezultat.

Sipas studimeve të fundit, çelësi i lumturisë është të dimë ku të kërkojmë. Sipas këtyre studimeve, njerëzit e suksesshëm dhe inteligjent nuk bëjnë zgjedhje jetësore që çojnë tek lumturia.

Disa nga gjërat që mund të bëjmë për të qenë të lumtur:

1.Bëhuni të përgjegjshëm
Asnjëherë mos fajësoni të tjetër për gjendjen e juaj. Ju e keni situatë në dorë dhe duhet të vendoseni për vetën tuaj. Mendoni për vete, pastaj për të tjerët.

2.Mos u mësoni me krahasime
Nga studimet e ndryshme ka rezultuar se krahasimet nuk na shërbejnë për ta motivuar vetën, por përkundrazi, na shkaktojnë stres dhe na bëjnë më pak të lumtur.

Edhe nëse bëjmë krahasime, duhet të bëjmë në aspektin pozitiv, jo duke hulumtuar për pika të dobëta tonat, duke i shkaktuar dëm edhe vetës në këtë mënyrë.

3.Lumturia nuk ndiqet
Të lumtur do të jeni vetëm nëse arrini të shijoni çdo moment. Kënaquni me shokë, me familjen e juaj, me të dashurin, pavarësisht me kënd jeni. Mos mendoni për gjërat që ju kanë mbetur pa bërë. Qëndroni disa orë në shoqëri të mirë, dhe ju do të motivoheni për të kryer edhe punët e tjera.

Lidhje e lumturisë nuk lidhet me të qenurit superior, përkundrazi një gjë e tillë do t’iu bëjë të palumtur.

4.Krijoni një rutinë aktive

Shumë njerëz ankohen se gjërat tashmë u janë shndërruar në përditshmëri dhe nuk po arrijnë të i shijojnë ato, për shkak të monotonisë. Asnjëherë mos praktikoni një metodë të tillë të menduarit. Bëni çfarë do që ju pëlqen dhe ju e ndjeni vetën mirë. Mos leni anash aktivitetet fizike që përveç shëndetit, ndikojnë edhe në energji pozitive.

5.Asnjëherë mos ndaloni së besuari
Të besosh në një person, do të thotë të krijosh në afërsidhe të ndihesh mirë në prani të atij personi. Sipas studimeve, sa më shumë që kemi besim tek personat e panjohur do të ndihemi më të lumtur.

Mos keni frikë nga të njohurit njerëz të ri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat