Personaliteti sipas shenjave të horoskopit

Life style

Personaliteti sipas shenjave të horoskopit

Më: 30 prill 2016 Në ora: 07:42

Burri dash: i pjekur dhe i mbushur me energji do t’ju udhëheqë me entuziazmin e tij. Do t’ju përfshijë në emocion dhe veprime të menjëhershme. Dashi është një nga njerëzit më egoistë, krenarë dhe shtrëngues. I shpreh mendimet e tij prerazi dhe shpeshherë ka prirjen të jetë i drejtpërdrejtë që e çon deri në sulmueshmëri (mund të evitohet duke i mbjtur anën).

Me të nuk do të ndjeni kurrë paqendrueshmëri. Do t’ju mbrojë dhe sillet me shpirt kalorsiak. Do të marrë përsipër udheheqjen dhe shumicën e përgjegjesive. Kur rrezikoheni nga një inat i dashit është mirë ti vini frena gjuhës. Përballojini me qetësi shperthimet e inatit të tij, dhe pasi të qetësohet mund ti thoni se do të ishte më mirë sikur të përpiqej të mos inatosej kaq. Në dashuri dashi e konsideron veten të pamposhtur. Nuk janë nga ata qe të shëtisin në yje. Dashi hyn menjëherë në temë.

Ky mashkull nuk zotëron romantizmin që do të pritej prej tij. Orekset dhe kapacitetet seksuale të tij janë të mëdha kështu që lereni të marrë iniciativën. Entuziazmohet lehtë dhe mund t’ju kërkojë martesë. Mirë do të ishtë që ky vendim të mos ishte i momentit. Lerni të kalojë pak kohë deri sa të jeni e sigurt për ndjenjat tuaja. Nuk është e lehtë të bashkëjetoni me të; do të vijnë momente që do të bëhet i padurueshëm. Mos i jepni shkase për ta xhelozuar sepse reagon dhunshëm në raste të tilla.

Nuk do të ngurojë t’ja nxi syrin atij qe po flirtoni apo ju flirton. Vetë ai do të flirtojë. Mos u frikësoni, nuk do ta humbni ekskluzivitetin mbi të. Thjesht herë pas here këron të nënvizojë egoizmin e tij. Nuk është një menaxhues i mirë i ekonomisë. Dashit i përshtatet roli i babait. Dotë punojë shumë edhe po të nevojitet do të ndërrojë punë që të mos i mungojë asgjë shtëpisë së tij. Mirë është ta këshilloni të mos ketë sjellje shtrënguese me fëmijët. Lejeni të marrë iniciativën duke i përmirësuar qëndrueshmërinë.

Gruaja dash: hyn vrrullshëm dhe del shpejt nga jeta juaj; është si tajfun. Është një nga gratë më dinamike dhe të pavarura të horoskopit. Do t’ju sugjestionojë shumë shpejt me pjekurinë e saj, dhe shumë shpejt do të ndjeni se e dashuroni. Do të jetoni momentin.Truri i zhdërvjellët i tyre, tejpashmëria dhe vendosmëria e tyre i lejojnë të realizojnë planet dhe të ngjiten lart në sferën profesionale.

Dashi di si ti arrijë qellimet e veta. Do t’ju mbeshtesë dhe ka shumë mundesi të luajë një rol të rëndësishëm në lumturinë tuaj.Gruaja dash nuk nguron të marrë iniciativën e lëvizjeve por edhe në seks; bëhet fjalë për një grua të pangopur për dashuri. Rutina nuk e prek kurrë krevatin e saj. Gruaja dash nuk do të ngurojë të shtypë STOP në ashensorin ku jeni dhe do të bëni dashuri momentale dhe me patos. Nuk nevojitet të shpejtoni; dëshiron të ndjejë çdo moment. Mund të jetë dhe e dhunshme. Kur të dilni ngta ashensori do të dalloni shume veshtrime kureshtare nga të tjerët sepse zhurma ishte e madhe.

Martesa me të do të jetë sakrificë ; do t’ju duhet ti shtoni ujë verës, sa i përket panvarësisë suaj. Lereni egoizmin larg martesës tuaj në se nuk dëshironi divorc. Shumë herë do të ziheni; për shumë arsye. Një arsye është se ju do të shikoni një tjetër; megjithëse vetë flirton do të zemërohet aq shumë, sa do të shpërthejë mbi ju. Nuk jane shtëpiaket më të mira , por përpiqen.

Mos fantazoni sigurisht se do të lerë punën e saj; është grua karriere. I pëlqen sigurisht një shtëpi e rehatshme. Nuk shquhet në qëndrueshmërinë dhe aftësinë për të administruar paratë. I do femijët dhe u kushton shumë kohë atyre. Do t’ju mësojë fëmijëve të vet se nuk kanë vetëm të drejta. Do ti mësojë të vetëkontrollohen dhe të mos bëhen kurrë të keqmësuar (mund edhe ta teprojë). Egoizmi është një rrezik që e lë të hapur mundesinë e divorcit.

Burri dem është burri që do t’ju japë siguri dhe qëndrueshmëri substanciale. Me të nuk do të ndjeni kurrë pasiguri, dhe në qoftë se jeni e kundërta (shpirt i lirë e i paqëndrueshëm), mund të jetë mbytëse për ju. Kur dilni jashtë me të, demi qëndron rrallë më vete dhe bëhet njesh me shoqërinë. Si rregull i mban të tjerët në një farë distance, ndërkohë që është njeri shumë i kënaqur.

Nuk është i turpshëm , por i përmbajtur. Demi do t’ju ndihmojë me shpirtin praktik shpesh herë në sferën profesionale por edhe në të tjera. Ai ja arrin pothuaj gjithmonë me punën e tij, sepse punon shumë duke ndjekur një linjë të qëndrueshme. Në se ju jeni e kundërta do të hasni përplasje dhe do të gjeni zgjidhje nëse nuk ju pëlqejnë sherret. Do t’ju eksitojë me zërin e tij kumbues. Nuk do të përdorë fantazinë në seks. Kujdesuni për të në dashuri. Bëjuni një geisha për të. Bëjini një masazh të ndjerë kudo në trup me vaj aromatik. Pastaj lereni të marrë iniciativën. Pas martesës do të shikoni se gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë për ju. Do t’ju kërkojë ta mbani shtëpinë të pastër dhe të rregullt.

Do që çdo gjë të jetë në vendin e vet (kjo nuk shkon në favor të atyre grave që nuk janë shtepiake të mira). Nuk mund ta kuptojë burri dem që ju doni akoma të punoni ndërkohë që ai fiton mjaftueshëm para. Nëse jeni një grua që plotësoheni kur punoni, duhet t’ja shpjegoni ; por mos i thoni, që fitoni më tepër para se ai. Do të plagosni egoizmin e tij. Do t’ju jetë besnik dhe të njëjtën gjë do të kërkojë dhe prej jush. Për demin shikimet e huaja dhe flirtet nuk shkojnë që në momentin që vendosni të jetoni me të.

Nëse kërkoni ndryshime në këtë drejtim nuk do të duhej të qëndronit pranë demit. Për fëmijët tuaj është një baba i mrekullueshëm. Do të tregojë një dobësi të veçantë për vajzën e tij. Është nga baballarët më të duruar. Prandaj duhet ti mësoni fëmijët ta respektojnë. Demi do të përpiqet të mos i mungojë asgjë familjes së tij. Nëse vendosni të jetoni me të duhet të sinkronizoheni ju.

Gruaja dem zotëron qetësi të madhe, si dhe dinamizëm e dëshirë. Është një grua tokësore që shkel fort në tokë. Zonja dem nuk është nga njerëzit që entuziazmohen më lehtë dhe që i jepen një angazhimi. Vendos llogjikën mbi ndjenjën e saj. Nuk do të nxitohet të marrë vendime për lidhjen tuaj ngaqë do të jetë absolutisht e sigurt për ju. Sigurisht egzistojnë momente kur durimi i saj do t’ju nervozojë.

Qëndrueshmëria, qetësia që pasqyrohet në sytë e saj si dhe vetëkontrolli do të veprojnë me forcë mbi ju. Do të ndjeni siguri pranë saj dhe nuk do t’ju zhgenjejë. Me prezencën e saj do ti japë një tjetër pamje jetës suaj. Çëshja është se sa ju do të jeni në gjendje të pranoni faktin se ajo nuk do ti ndryshojë kurrë veprimet dhe zakonet e saj. Interesat e saj janë pothuaj të njëjta; nuk i pëlqejnë ndryshimet në jetë. Në përplasje asaj nuk i mungon grishja nga ajo.

Qendërsmi i interesit të saj është i nevojshëm që të mos humbisni interesin ndaj saj. Do të arrini në seks me të, jo pa kaluar “testin” që ka vendosur, me qëllim qënien e sigurt me ju. Dhe ndoshta kërkon që herën e parë që do të bëni dashuri, të jeni në shtëpinë tuaj. Do të jetë më e rehatuar dhe e qetë. Më përpara bëjini një masazh relaksues dhe të ndjerë. Kaloni me gjuhen tuaj në të gjithë trupin dhe ndaloni në pika të veçanta.Do shikoni se do të çmendet nga kjo. Në dashuri nuk njeh kufij dhe turp. Mundohuni ti shmangeni skenave ku ju jeni protagonist i një flirti dhe ajo e shikon skenën.

Mund të mos duket shumë xheloze por po ju kapi në momente intime me gruan e mikut tuaj më të ngushtë, atëhere : fundi i botës. Durimin e saj sapo e mbaruat. Ikni përpara se të fillojë “vallja e vazove” mbi kokën tuaj. Lejeni të merret me ekonominë, nëse vetë nuk jeni të mirë ne këtë fushë. Kujdeset për sigurinë e familjes por edhe për të siguruar sa të mundet të ardhmen tuaj. Demi bëhet nënë shumë e mirë. Përveç të tjerave mëmësia i përshtatet së tepërmi.

Merret shumë me femijët dhe i adhuron ata ; i edukon me përgjegjesi dhe është e ashpër kur ju i mësoni keq apo i përkëdhelni. Nuk mund ta durojë që ata e bëjnë dhomën rrëmujë por paralelisht do ti degjojë dhe zgjidhë shqetësimet e tyre, shpesh me humor që do t’ju ngrëjë moralin. Mundoheni të mos jeni kokëfortë me të. Sepse dashuria një herë troket në portën tuaj. Po nuk e hapet, do të trokasë në derën ngjitur.

Burri binjak do të ikë menjëherë nga ju sapo të nuhasë ndonjë tendencë për tu lidhur seriozisht me të. Sulmi direkt nuk këshillohet me ta . Jo se nuk i pëlqejnë femrat, as se bën mbrapa kur dëshiron ndonjë. Dhe, sigurisht nuk është tip i vetmuar. Thjesht, kur një lidhje rrezikon ti bëhet barrë , shqetësohet së tepërmi. I pëlqen më tepër të bëjë një shoqe të dashur se e kundërta. Gruaja që do ta bëjë të vetin duhet ta ndajë me miqtë e tij të shumtë. Dhe si të mos mjaftonte kjo do të ndani krevatin me dhjetë binjakë ( personalitetet e shumta të tij).

Do të bëjë diçka patjetër : të dalë fundjavave ne shokët, kinema, teatër. Të qendrojë me ju praën oxhakut është shumë e rrallë, dhe atëherë do të ngrihet të kontrollojë në punon telefoni. Lidhja e ngushtë dhe e mbyllur është pretendim i gabuar, ndërkohë bashkëshoqërimi është rezultativ. Mbylljen e tij ta harroni : është i etur për shoqëri dhe eksperienca të reja. Edhe kur nuk arsim të lartë, është i lexuar dhe i mirëinformuar, gati ti përgjigjet çdo pyetje. Di të gjithë hartën e argëtimeve në qytet, pazareve, okazioneve, rrugëve dhe adresave. Është bujar dhe do t’ju kushtojë kohë dhe kujdes.

Është liberal karshi gabimeve të të tjerëve. Nuk pranon insinuata për lidhje apo kushte që kërkojnë ekskluzivitet. Kur të shfreni para tij për një shqetësim apo të qani do të bëjë të pamundurën t’ju qetësojë dhe propozojë një llogjikë më pak radikale shpjegimi. E konsideron veten gjithmonë të ri. Nuk e kupton pse të mëdhenjtë (bashkëmoshatarët) argëtohen kaq pak. Nuk jep rëndësi njerëzve me pushtet dhe pozitë dhe nuk honeps burokracinë. Nuk pelqen rrugët e vështira dhe të gjata dhe gjen monopatin që e nxjerr më shkurt. Megjithëse nuk është hileqar, do ta bëjë për të arritur qellimin me pafajsinë dhe zgjuarsinë e një vogëlushi. Kjo mënyrë sjellje mund ta dëmtojë profesionalisht dhe sidomos në jetën private dhe sentimentale.

Do duhej një dashuri e madhe fatlume që binjaku të ndryshojë (e shumta do ndryshojë në pamjen e jashme fizike dhe të sjelljes), çka ndodh rrallë në praktikë. Ai ka shumë lidhje , që të gjitha joserioze. Ai i mendon gratë si libra të bibliotekës të marra sa për ti lexuar. Kur e dashura ndalon para argjendarisë për të parë unaza ai zhduket dhe e le atje. Dhe e quan llogjike përderisa e ka deklaruar që në fillim që është antimartesë. Jo vetëm që e shikon martesën si rrezik, por nuk e sheh dot veten të zotë për të bërë rolin e burrit. Në vitet e para binjakët gjenin kënaqësi jashtë martesës sepse flirtet nuk luanin rol në martesë. Meqë sot tradhtia dënohet , binjaku e sheh martesën si kurth. Binjaku nuk shpreh dot dashuri të thellë, por patos të shfrenuar. Këtë e bën për vetëmbrojtje; në fakt është një njeri super i ndjeshëm. Pas një dashurie të madhe binjaku gjen veten dhe ndjenjat e tij të thella dhe nuk rikthehet në të kaluarën e tijtë errët sentimentale. Bëhet shumë mbështetës për partneren, e ngushëllon dhe nuk e mërzit me pyetje por e mbush me dashuri.

Nuk trembet më të lidhet. Binjakët nuk janë xhelozë dhe posesivë. Është e vetmja shënjë që mund të pranojë një martesë të hapur dhe të përpiqet që të mbijetojë. Në çastin e tradhtisë binjakut i ndalon era në velat etij përkohësisht. Por nuk është tip që mban inat. Fëmijët nuk janë shumë të rëndësishëm. Nuk ka instikt babai, dhe preferon të mos ketë të bëjë deri në moshën 6 vjeç. Pas kësaj lidhja e tyre përmirësohet. Trajon mirë fëmijët, me llogjikë. Binjaku është numri nje në të gjithë listat e të ftuarve në një party. Flet me çdokënd për çdo temë. Është tërheqës dhe i bën femrat të ndihen mirë deri sat ë mos pëlqejë ndonjërën ; frikësohet dhe mund të ikë. Zemra e tij nuk e duron prekjen. Sekreti për ta mbajtur është të mos e rrethoni me kordona. Ka nevojë të dalë nga shtëpia, pa kufizime në kohë dhe rregulla.

Gruaja binjake është kapriçoze dhe me karakter të paqëndrueshëm dhe kjo jo për shkak të superndjeshmërise dhe prekshmërise së saj (si gaforrja), por për shkak të lëvizmërishë së përhershme të mëndjes së saj. Është e prirur për tu përfshirë në gjithçka, dhe ka aftësinë të kurdiset në shërbim të çastit, sipas situatës dhe personit, vesh maskën e saj shumëformëshe. Vetëquhet e paqëndrueshme dhe i lejon vetes të jetojë në rrymat e jetës çdo kënaqësi të kthesave të saj. Kur është femijë merret shumë me çështjen se ç’do të bëhet kur të rritet. Aspirojnë të bëhen balerina , akrobate, pianiste, atlete, shkrimtare, aktore, prezantuese televizive; çdo gjë që lidhet me ikjen nga realiteti. Fëmijë, jeton me heronjte e saj të përrallave dhe fantazinë e gjallë. Diferencat e gjera në sjellje herë entuziazmojnë , herë merakosin prindërit e saj. Kur rritet në trup dhe heq në një moment telat e dhëmbëve , sheh në pasqyrë se është bërë një vajzë e bukur.

Kjo mund tu shkaktojë panik; edhe binjaket rriten!!! Ajo kërkon të mbetet një vajze e freskët, e pafajshme, kureshtare, e papërgjegjshme dhe jopraktike. Binjaket më ekstreme (Merilin Monro) janë manjake ose skizofrene me tendenca vetvrasjeje. Në përgjithësi kanë paqartësi në njohjen e vetes, dhe vetvlerësim të ulët. Paradoksi është se binjaket (si virgjëresha dhe peshorja ) kalojnë shumicën e kohës me analiza mbi jetën. Dhe nëse silogjizmat e saj janë të sakta dhe të vërteta, nuk e ka idenë pse ka kaq paqëndrueshmëri në jetën e saj dhe në lidhjet e saj.Vështirësia në të kuptuarit e asaj që dëshiron vërtetë përbën burimin e pakënaqësisë, por edhe të paqëndrueshmërisë në jetë dhe në dashuri.

Ç’mund të presësh nga një femër që nevojit nje kontakt të ngushtë shpirtëror dhe orientohet nga tipat mazokistë. Përshkrimi i binjakes për burrin që preferon është pak e mundur të gjejë një syresh që ti përshtatet: “i qartë, plot ide, me sens të hollë humori, i shumëlexuar, me njohje në art, shkencë, dhe muzikë, të mbështëtet por jo të varet nga unë, ti pëlqejë gratë por të jetë besnik, të dojë sportet, kuajt, makinat, teatrin, baletin, argetimin dhe ….”. Kërkon në jetë më tepër se një burrë dhe 2 apo 8 fëmijë. Është qenie e menduar dhe ka nevojë për shoqërinë. Interesohet për karierën, dhe dëshiron stabilitet dhe plotësimin që mund të sjellë një lidhje e ngushtë dhe e suksesshme. Me familjen dhe fëmijët , ajo ndihet akoma e paplotë dhe e pakënaqur. Ka aftësi dhe vlera të shumta por në një moment humb dhe nuk i shfrytëzon. Programi i ditës por edhe i të nesërmes është i mbingarkuar me veprimtari që pak gjasa ka të plotësohen. E konsideron dialogun përparësinë e saj por rrallë ka kohë për këtë. Dëshiron të jetë në shoqërinë e njerëzve interesantë në biseda dhe i mbledh në dreka miqësore. Ndjek me interes evenimentet shoqërore, artistike, dhe shpirtërore. Nuk do të akuzohet se ka ndonjë gjë që ajo s’e di, kështu di që nga të fshehtat e Egjiptit të lashtë deri te proçedura e prodhimit të rakisë. Ka miq të shumtë dhe lufton me çdo kërcënim vetmie apo mbylljeje. Mban disa (dy si rregull) të dashur njëkohësisht. Rolin e gruas së devotshme e luan fillimisht me entuzizëm por që zbehet. Arrin dhe ka dëshirë të shkëputet shpejt nga martesa. Që të shmangen të gjitha këto nevojitet një burrë me të vërtetë i veçantë. Një lloj tjetër binjakeje përdor energjinë e saj në qëllime krejt të ndryshme. Këto janë të frenuara dhe shumë llogjike. Ky tip është një enciklopedi dhe me njohje të medha politike. Bëhen mesuese matematike dhe fizike, mjeke, llogaritare; gjithçka kërkon angazhim serioz dhe përqëndrim të madh. Ky tip ngjan me ujorin. Binjaket nuk e japin lehtë besimin e tyre. Vështirësohet të japi të gjithë veten e saj te një njeri. Problemi i tyre është se vështirë gjejnë shpirtin e tyre binjak.

Disa burra kanë fatin të përshtaten me to dhe të mos analizohen. Këta gjejnë te binjaket një njeri ku hapen dhe shprehin ndjenjat e tyre me llogjikë. Të tjerë mbyllen dhe përballen me armet vdekjeprurëse të binjakes: kritikën e hollësisshme dhe sarkazmën. E toleron flirtin dhe tradhtinë një herë (veç rastit kur është gaforre apo akrep). I do fëmijët sapo bëhen të zotë për të dialoguer. I duan fëmijët por nuk do të ishte fundi i botës po të merrnin vesh se nuk mund të kenë. Kujdeset për fëmijët dhe rri me ta, por një ditë do t’ju kërkojë leje për të shkuar në një manifestim për të drejtat e kafshëve. Kur binjakja analizon lidhjen tuaj, sjelljen e miqve apo fëmijëve; e bën këtë ngaqë nuk e kupton veten e saj. Dora juaj duhet të jetë mbështetëse por jo e butë, të jepni ndjesinë e mbështetjes por jo të diktatit, diskutoni me të për tema të ndryshme por mos e lejoni të bëjë gjithë bisedën, sepse nuk do të lëvizë nga e saj.

Burri gaforre është i ndjeshëm, kritik, dashamirës por edhe mbrotjës. Dispozicioni i tij shpirtëror ndryshon shumë lehtë. Zhgënjehet shumë lehtë dhe shpeshherë ju transmeton melankolinë e tij. Kjo mund të jetë një cilësi që vështirë se mund ta duroni. Në qoftë se ju intereson vërtetë, do të duhej që shpesh të theksoni vetekuiliber, të ndjehet se mund të mbështetet tek ju. Gaforrja është i mbyllur dhe nuk bën lehtë miq. Ai preferon të ftojë ata pak miq në shtëpinë e tij. Gaforrja është i vetmuar, i pëlqen të nostalgojë me dispozicion romantik , vazhdimisht kujton të kaluarën. Mbledh dhe mban gjëra të të kaluarës pa flakur asgjë. E ardhmja e tremb, kurse e kaluara e qetëson. Edhe kur të mos jeni dakort ai do ti shmanget sherrit.

Është shumë bashkëjetues dhe nuk do t’ju mërzisë. Nuk do të përfshihet në beteja dhe rrallë jep shkasë për keqkuptime. Shyqyr që është seksi dhe do të sheshoni mosmarrveshjet tuaja (po të keni). Duket se dashuria bën mrekullira. Aftësia e tij në dashuri është e paarritshme. Burri gaforre ka një dobësi të veçantë për “lojrat” me gjoksin tuaj. Mos e zhgënjeni. Në rast se përfundimisht, do të vendosni të martoheni me të, do të keni në krah nje burrë shumë të mirë që do t’ju japë një siguri të madhe ekonomike. Me paratë është shumë i kujdesshëm. I pëlqen të mbledhë para dhe të ketë një llogari në bankë. Jo, nuk është çingun!

Thjesht di ti menaxhojë saktë dhe kjo është një nga gjërat që do të mësoni pranë gaforres suaj. Gaforrja ndjen pasiguri pa para. Po të ndryshoni në këtë pikë mund të gjeni nje rrugë të mesme (do t’ju lerë të shpenzoni me masë). Burri gaforre e pëlqen jetën shtëpiake. I pëlqen të rrijë netëve në shtëpi. Do të kujdeset , do të jetë i dashur me ju dhe do t’ju gatuajë. Është një kuzhinier i aftë, por edhe nga ata burra që u zë dora punë në shtëpi. Një nga personat qe ka rëndësi të madhe për zotin gaforre është nëna e tij. Shmangiuni përplasjes me të. Më mirë të jeni miqësore me të. Si baba është i durueshem dhe i kushton shumë nga koha e tij fëmijëve. Luan dhe defren me ta. Ka dobësi për djalin tuaj. E konsideron në një kuptim pasardhësin e tij. Do të japi gjithçka për ata dhe do të ndjehet krenar. Në se jeni të pavarur duhet të ndryshoni që të bashkëjetoni me këtë burrë të ndjeshëm.

Gruaja gaforre
është delikate, e dashur, e ëmbël dhe shumë e mirë. Ajo është si një magnet. Sjellja e saj do të jetë tërësisht enigmatike për ju. Do të dalloni se dispozicioni i saj ndryshon shumë shpejt dhe shumë lehtë. Është veçanërisht e pasigurt dhe rrallë i shpreh ndjenjat e saj. I mban mendimet e saj për veten e saj. Shumë herë nuk do të dini çfarë të bëni dhe çfarë të thoni me këtë grua. Ndjeni se po ju sosen rezervat e durimit. Llogjika juaj nuk do t’ju ndihmojë me këtë grua kaq të ndjeshme.

Atëherë kur mendoni se i jeni afruar shumë afër njeri tjetrit, për pak do të kuptoni se ajo ju mban në distancë dhe praën teje ndodhet nje ajzberg. Gaforrja është e mbushur me frikë dhe pasiguri, shpesh është e pakënaqur dhe e mbushur me zhgënjim. Nuk do të mundnit të fantazonit se ka gra që qajnë kaq lehtë, për gjëra kaq pak të rëndësishme. Do t’ju çmendë kjo grua! Tregojini dashuri dhe dashamirësi. Sigurojeni për ndjenjat tuaja dhe për atë që do të thotë për ju kjo. Ja vlen mundimi: ju nuk mund ta imagjinoni se në çfarë shndërrohet kjo grua netëve. Errësira është mikja e saj. Kur të jeni i shtrirë do të rrëshkase nën çarçafë e zhveshur. Dhe menjëherë do t’ju pushtojë një pathos i forte. Përkëdheleni me dashuri të pafund dhe do të merrni dyfishin.Mos jini i shpejtë. Përpiquni të shijoni çdo çast me të. Dhe do të dëmshpërbleheni totalisht për këtë.

Nëse arrini në martesë, do ndjeni se do të fillojë një jetë shumë e bukur për ju. Gaforrja do t’ju dojë , do kujdeset dhe do të jetë plotësisht besnike. Dhe ju nuk do rreshtni së dhëni dashuri që ajo të ndjehet e sigurt. Si shtëpiake merr: shkelqyer. Shtëpia juaj do të jetë e ngrohtë, e rehatshme, mikpritëse, e pastër, dhe e rregullt.

Gatimi shkëlqen gjithashtu: do të provoni gjellët më të mira në jetën tuaj. Ndershmëria që ka në gjak e bën shumë besnike. Edhe kur jeni tip i levizshëm sjellja e saj do t’ju bëjë të qëndroni larg ngacmimeve. Gaforrja i superdo fëmijët, dhe kur janë të rritur, ndjen nevojën ti mbrojë. Nuk duhet ti mësojë keq. Gaforrja për shumë pak mund të mbyllet në kafazin e saj e kush e di kur del. Duhet pasur i gjithë kujdesi që të “furnizohet” me dashuri dhe përkushtim.

Burri luan është nje tip dinamik që ju magnetizon fuqishëm. Luani do t’ju bëjë të ndiheni më grua se kurrë. Nuk do te kursejë paratë për t’ju çuar në restorantet më të mirë ose kudo që ju pëlqen. Nuk ju dërgon shpesh lule. Nuk do të ulet në tavolinë pa tërhequr në fillim këriken qe të uleni ju. Do t’ju hapi derën që të hyni diku. Mos më thoni se këtë burrë nuk do e keni numrin nje në interesat tuaja. Mos përfitoni nga sinqeriteti dhe ndershmëria e tij. Vlerësoni faktin që nuk ju shtrëngon dhe mos u përpiqni ta kufizoni.

Mos u shqetësoni nëse ka një ndjenjë pronësie mbi ju. Thjesht ju do shumë dhe kjo e bën posesiv. Mos flirtoni kot, për ta bërë xheloz. Luani sidoqoftë është besnik. Mund ta shihni shpesh të shohë gra të bukura; por është admirim për të bukurën. Nga momenti që do të vendosi se jeni ajo që kërkon, nuk do të kërkojë për tjetër. Në dashuri do të përdorni fantazinë tuaj, dhe mungesa e tabuve dhe dëshira e tij do t’ju kënaqë plotësisht. Dhoma juaj e gjumit duhet të jetë kuq e zi me pasqyra. Martesa juaj do të jetë e suksesshme nëse e lini të ndihet i zoti i shtëpisë.jepini kujdes dhe do t’ju shpërblejë me dashamirësi dhe dashuri.

Pranë jush është një burrë i fuqishëm dhe entuziast me zemër fëmije të vogël. Ju ndihmon në shtëpi dhë bën punët e “burrave”. Do bëjë meremetime. Nuk ka qejf gatimin. Do të shpenzoni para pa ngurim. Luani është i suksesshëm në punë dhe fiton mjaft para. Nuk do t’ju shqetësojë të mëndoni për të ardhmen; e quan përgjegjesinë e tij. Si baba i do shumë fëmijët. Do të jetë i pari në zemrën tuaj dhe fëmijët të dytët. Me kohën nuk ka mardhenie të mira, ndoshta hedh sytë për të tjera.

Gruan luan do ta dalloni menjëherë. Duket të mbretërojë dhe të jetë magnet për të gjithë burrat. Shigjeton gjithandej me dinamizmin e saj. Ju duket se është një grua misterioze. Por më misteriozja është se nuk ka asgjë misterioze. Është e kthjellët si qielli blu. Kjo grua është e vetme. Do të ndjeni se ka lindur për të mbretëruar. “Prika” që ka marrë nga natyra është e madhe. Është e zgjuar, tërheqëse, e mbushur me jetë dhe gëzim, por njëkohësisht bukuria dhe dashamirësia e saj i çmend meshkujt. Truri i saj dhe energjitizmi i saj nuk do të rreshtin së bëri përshtypje dhe surprizojnë. I pëlqen të rrijë me njerëz dhe ka gjithmonë përshtypjen se është nder për të tjerët që rrinë me të. Por kjo nuk do të thotë se nuk interesohet për të tjerët. Përkundrazi është shumë e përzemërt dhe miqësore dhe kënaqet nëse mund ti ndihmojë ata.

Ndoshta do duhet të ngarkoheni me dhurata të shtrenjta për këtë grua, aq sa të ngjani me Tre Magjistarët. Uroj t’ua mbajë xhepi. Do të shikoni se menjëherë do të ngriheni në vlerësimin e saj. Çojeni të ndjekë një shfaqje në teatër pasi keni siguruar më parë vendet më të mira. Vendet e tjera janë per gratë e tjera , jo për luaneshën. Është shumë krenare. Mos u trembni. Po të luani me kartat e sakta do ta fitoni. Jepini përshtypjen se ajo zgjodhi qe ju të jeni i preferuari i zemrës së saj. Luksi e shoqëron gjithandej, edhe në dashuri. Do të ndjeheni mrekullueshëm kur të bëni dashuri në një kabinë luksoze anije kruaziere ndërkohë qe udhëtoni për të njohur Mesdheun. Do të harmonizoni ritmin e anijes me atë të dashurisë.

Propozoheni për martesë në darkë , në kuvertën e anijes kur ta gjykoni sa më romantik ambientin. Po t’ju thotë “po” do të ndjeheni mrekullueshëm. Gruaja luan do t’ju ndihmojë me mendimet e saj qe të bëheni më krijues. Do të qëndrojë pranë jush qe të suksedoni profesionalisht. Por edhe ajo nuk do të lerë karieren e saj. Punët shtëpiake nuk janë për të. Do të ndihet e lirë dhe e pavarur ekonomikisht sado para të keni ju. Është dorëlëshuar; do t’ju kalojë në këtë pikë. Nevoja për luks është një arsye më tepër. Luanesha pëlqen çdo gje prej floriri, që është dhe metali i saj. Është xheloze. Vetë nuk flirton si rregull por i pëlqen të flirtohet. Jo se e kërkon, por admirimi i tonizon egon. Ju mund të mos humbni rastin për të parë këmbët e një bukurosheje, por nëse e tradhtoni do t’ju paguajë me të njëjtën monedhë. Luanesha i do fëmijët dhe do ti mesojë të vetëkontrollohen kur të nevojitet. Kujdes të mos i mësoni shpejt me luksin. Mund të jetoni të lumtur. Mund ta lini të udhëheqë ; në fund të fundit nuk është ndonjë gjë . Ka kaq shumë për t’ju dhënë!

Burri virgjëreshë është një burrë që mbeshtetet fort në tokë. Do të bini shpejt në dashuri me të. Kujdesu të jeshë e përpiktë në takimet me të. Rrallë do ta shihni të parruar dhe të paveshur mirë dhe duhet ti ngjani në këtë kërkësë të tij për rregullsi dhe përpikmëri. Nuk do të ngurojë t’ju bëjë vërejtje në se pamja juaj nuk eshte sipas mendimit të tij ajo që duhet. Nuk do ti bëni përshtypje nëse visheni me xhin dhe me atlete. Nuk është romantik. Pathosi përbën problem për këtë burrë. Llogjika nuk e ndihmon të ndërmarrë hapat e duhura.

Mos u përpiqni ta tallni apo ti thoni gënjeshtra. Është i drejtë dhe i sinqertë dhe ka të njëjten kërkesë për ju. Po të provoni t’ia hidhni do të zhduket në cast. Edhe në dashuri është organizues dhe praktik. Edhe kur eksitoheni dhe shkoni në krevat me të nuk do të bëjë seks mbi një krevat të parregulluar. Nuk është dashamirës dhe rrallë e le të lirë veten. Do të presë ta eksitoni dhe të merrni ju iniciativën. Edhe po ndodhi mos prisni ndonjë gjë më të madhe se pozicioni normal. Shumë herë seks njësoj do t’ju bëjnë të mbyteni seksualisht me të. Po mendoni akoma për tu martuar me të; mendojeni prapë para se të burgoseni përjetësisht.

Gjëja e parë që do ti mësoni është të mos hajë hamburger dhe konserva në drekë. Për këtë duhet të kaloni nje kohë të gjatë në kuzhinë dhe me punët e shtëpisë. Nëse doni të dilni me shoqet ai do të shohë telenovelën e tij të preferuar ne shtëpi. Nuk ka perëndi t’ja ndrrojë mendjen. Nëse e këshilloni për punën e tij duke i folur për idetë tuaja do t’ju zgënjejë shpejt dhe do t’ju kundërshtojë nënçmim.Por prisni : do t’ju çmendë me grënjën e tij dhe nuk do ta duroni dot. Pantallonat e tij nuk janë hekurosur mirë, gjella ishte bërë e keqe. Vazhdimisht do të gjejë gabime kudo. Ky nuk eshtë burri juaj , është diktatori juaj.. Si baba e bën detyrën e tij. Fëmijët do ti portosisë të jenë të pastër dhe të rregullt.Jep rëndësi në formimin e tryre dhe u transmeton gjithe cilësitë e tij. Martesa juaj do të zgjaze rrallë (në se ju dhe ai ndryshoni?!) shumë.

Gruaja virgjëreshë do t’ju bëjë për vete me trupin e saj të derdhur, me zërin e saj të paanashkalueshëm por edhe me mirësjelljen e saj. Është një grua e butë, plot me dashamirësi. Të jep përshtypjen se është fraxhile, por mirë do të ishte të mos ngeleni në këtë përshtypje. Është shumë më e fortë nga sa e pandehni. Do t’ju lodhë me shpirtin e saj praktik. Analizon dhe jep vlerësimin e saj për gjithçka. Në rast se jeni tip i lirë apo i paqëndrueshëm nuk do t’ju pëlqejë fare kjo. Ajo është e përmbajtur. Do të sdtudiojë të gjitha mundësitë përpara se të marri një vendim. Kujdes mos vonoheni në takimet me të se i jep shumë rëndësi përpikmërisë. Kur vonoheni mos filloni justifikimet.

Është e sinqertë dhe gënjeshtrat nuk i duron dot. Më mirë shfajsohuni me të vërtetën dhe me një tufë lule. Ka një mendje shumë të shkathët dhe do t’ju ndihmojë në punën tuaj profesionale me këshillat dhe shpirtin e saj praktik. Ka aftësinë të përzgjedhë saktë bashkëpuntorët tuaj . Është veçanërisht parashikuese. Virgjëresha është nga gratë që i japin rëndësi të madhe hollësisë. Prandaj nqs vendosni të lidheni me të jeni veshur mirë ,i pastër, i rruar, kolonjë dhe këpucë të llustruara. Në dashuri mund të shkoni nqs i lini të lira qëniet tuaja. Virgjëresha është një grua shumë e dashur, vetëm se do të hiqni të zezat sa t’jua zbulojë. I pëlqen të provojë gjithçka. Në dashuri do t’ju hedhi në erë. Vdes për perversitete, por nuk do qe t’ja thoni. Nuk e keni problem besoj. Mjaft ti bëni! Do t’ju jetë besnike , mjaft të dijë se dhe ju jeni. Mos u përpiqni tja hidhni.

Nuk e duron kritikën. Është shtëpiake shumë e mirë. Është puntore me një dobësi për pastërtinë. Do të kujdeset për ju dhe do të gatuajë gjellët tuaja të preferuara. Virgjëresha do ti japi dashuri fëmijëve tuaj kur ju i jepni asaj. Përndryshe do të ndjejë shumë pasiguri. Gjëja e parë që do t’ju mësojë janë mënyrat e mira. Do të jetë e rreptë vetëm kur nevojitet. Fëmijët e saj do të jenë gjithmonë të pastër dhe të rregullt. Për të jetuar gjatë me një virgjëreshë duhet të skontoni nga mënyrat e sjelljes dhe personaliteti juaj.

Burri peshore është i zgjuar , i sjellshëm dhe njëkohësisht i vendosur. Ai është tërheqës, i mirë dhe me të do të ndiheni shumë bukur. I pëlqen të jeni e veshur mirë dhe në modë. I pëlqejnë rrobat e shtrenjta dhe instiktivisht vesh ato qe i shkojnë. Është shumë i vëmendshëm dhe do të dallojë çdo ndryshim tek ju. Mos më thoni qe nuk ju kënaqi fakti që bëri një koment për mënyrën e re si jeni krehur sot . I pëlqen të zgjedhi vende shumë të bukura për tu argëtuar. Peshores i pëlqen komoditeti dhe kalimi bukur i jëtës. Me këtë mënyrë i shmanget disi rutinës së përditshme. Përveç kësaj është tip shumë shoqeror.

Mund t’ju moskënaqë paqëndrueshmëria e tij dhe shpesh do të zbuloni se ju ka thënë gënjeshtra. Këtë e bën ngaqë do të shmanget nga ndonjë përplasje me ju. Mos kujtoni se nuk i intereson, thjesht bëhet ndonjëherë “lodërtar”. Në dashuri është veçanërisht i ngrohtë dhe romantik. Seksi me të jetohet me ëndje. Kur shikoni se ai nuk e bën hapin e parë bëjeni ju. Do t’ju falenderojë. Po të doni ta eksitoni vishni çizme me taka të larta, fustan gjysëm të tejdukshëm dhe të brendshme të zeza. Një aromë e shtrenjtë do të ishte afrodiziaku i përshtatshëm. Po të vendosni të martoheni, do duhet të dini se peshorja do ti “peshojë” njëmijëherë të mirat dhe të këqiat para se marri vendimin; kjo do t’ju hajë kohë. Peshorja e urren parrgullsinë në shtëpi dhe zhurmën.

Vetë ai nuk merret me punë shtëpie. Po të mos ketë harmoni në shtëpi, nuk do të ketë as komunikim. Nuk është shembull i besnikërisë dhe nuk e duron dot xhelozinë. I pëlqen të jetojë si përpara martesës. Peshorja do të ketë sukses profesionalisht dhe të bëjë emër. Ndihmojeni! Si baba është shumë i mirë. Do ti mësojë shpejt fëmijët të diskutojnë problemet me të. “Diktati” i tij do të jetë i ekuilibruar dhe kritik. Jeta me një peshore është e këndshme dhe martesa me të do të ketë baza të forta. Në se e doni kujdesuni për harmoninë dhe merrni iniciativën kur duhet.

Gruaja peshore nuk do t’ju lëjë të pa prekur me mrekullinë e saj. Shprehja e ëmbël që kanë sytë e saj dhe finesa që tregon e bëjnë të paperballueshme. Por nuk është vetëm e bukur por edhe e zgjuar. Di të ekuilibrojë diferencat tuaja por edhe mund t’ju transformojë.Me të ndjeni se po komunikoni. Ju kupton më mirë se çdo grua ju ka ndier deri tani dhe do t’ju falë ndonjë mëkat.

Zotëron një mirësjellje të rrallë dhe është bashkëjetuese.Nuk i pëlqen miqesia me fitore por ajo me afërsi dhe barazi. Dhe buzeqeshja e saj është aleati i saj më i mirë. Tipat e paqëndrueshëm sidomos e shohin veten me fat që e njohën dhe vendosin të rrinë me të. Do t’ju ndihmojë në punët tuaja me tejpashmëri pa rënë në sy se e ben. Nuk ju shtrëngon kurrë. Është e ndjeshme dhe romantike. Seksi me të është i përsosurZjarrin tuaj do ta shuajë ngadalë , me eretizëm, dhe me harmoni të plotë. Dashuria për ju është si verë e mirë : e pini ngadalë ngadalë. Do të vendosni të shkoni në martesë sepse nuk doni të rrini vetëm dhe jo sepse do ti bëheni njëri tjetrit barrë. Çdo njeri do të marrë përgjegjësitë e veta. Peshorja do të sistemojë dhe zbukurojë me gusto shtëpinë tuaj. Cdo gjë shkonnë harmoni të plotë. Paralelisht do të jetë e pastër dhe e rregullt.

Ne sferën ekonomike pëlqen jetën me harxhime dhe me argëtim. Është e organizuar në këtë. Bëhet nënë e mirë dhe e drejtë. Do të jetë e butë me fëmijët por nuk do ti mësojë keq. Do të bëhet më e qëndrueshmëe kur të nevojitet. Do ti mësojë t’ju respektojnë dhe do tu bërtasë kur ju shqetësojnë tek çlidheni. Fëmijët nuk kanë vendin e parë në jetën e tyre : ju e keni. Kur nuk do të xhelozoni dashurinë e saj për fëmijët. Gruaja peshore e di se çfarë kërkon nga ju dhe do t’ju fitojë me diplomaci. Ju me siguri ju nevojitet një grua e tillë.

Burri akrep përmban aq mister sa do të jetë si karrem për ju. Do të shpërthejë kureshtjen tuaj për të njohur çfarë fsheh në të vërtetë ky burrë. Të kujtoni veç një gjë: kush luan me zjarrin digjet. Nuk do të jetë e vështirë t’ju ikë mendja me këtë burrë, prandaj të keni kujdes. Ju intereson shumë dhe ju bën për vete. Doni ta njihni më mirë. Do të luajë me ju si macja me miun dhe do t’ju “sjellë në ujrat” e tij.

Në fillim do t’ju flirtojë do të jetë i sjellshëm me ju deri dhe përulje. Mos u gënjeni: ky është “kali i tij i Trojës”. E bën që t’ju shtjejë në dorë dhe pastaj t’ju lerë. Akrepi është nga njerëzit që rezikojnë dhe luftojnë me fuqi të pashoqe. Është pothuaj i palodhshëm dhe në fund ja arrin qëllimit. Është egoist dhe shpeshherë do ta vendosë veten e tij shumë lart. Mos provoni ta këshilloni se jo vetëm nuk do t’ju dëgjojë, por do t’ju thotë : kush të pyeti. Do të ketë momente që nuk do ta duroni dot kritikën etij të ashpër dhe komentet e tij të hidhura. Është i paparë dhe nuk beson se mund të plagoseni. Tregoni të painteresuarën dhe merruni me diçka tjetër. Do të jetë një goditje e madhe për egoizmin e tij.

Në dashuri është si era dhe dashnor me pathos. Do të luajë rolin e mashkullit që sundon lidhjen. Do të kthehet nga zjarr në ajzberg nëse nuk viheni në dispozicionin e tij. I pëlqejnë lojrat erotike. Po u martuat me të mos harroni se flasim për “lidhje të përjetshme”. Do të kërkojë monopolin e interesit tuaj dhe nuk do të lejojë t’ju ndajë me asgjë dhe me askënd. Do të kërkojë nga ju të keni besim absolut te ai dhe të jeni dakort me të. Jeta juaj nuk do të jetë e qetë. Kurrë nuk do të keni momente të gëzuara dhe të trishta. Kur akrepi t’ju dojë do t’ju burgosë në dashurinë e tij dhe do të bërtasë se jeni vetëm e atij.

Është shumë i aftë në administrimin e parave dhe do të kujdeset që të mos mungojë asgjë në shtëpinë tuaj. Do të bëjë ekonomi që të arijë atë që do. Do të kundërshtojë çdo tendencë tuajën për të harxhuar kot. Do të kujdeset për të mbrojtur familjen e tij. Është i rreptë me fëmijët dhe për këtë tëmë mund të përplaseni nëse jeni e kundërt. Babai akrep do ti mësojë fëmijët të kenë vetëvlerësim dhe të punojnë shumë për ta arritur. Nuk e durojnë dembelizmin. Shumë herë fëmijët do ta kenë frikë. Jeta me një burri akrep nuk do të jetë e lehtë.

Gruaja akrep është një nga gratë më mbresëlënëse por edhe më të rrezikshme të horoskopit. Shkëlqimi mbi të por edhe vështrimi tejshpues i saj do t’ju perfshijnë por do t’ju ndezin dhe kurreshtjen per ta njohur. Do të ndjeheni i hipnotizuar nga joshja e saj, pa shance kundërveprimi. Pranoni mesazhe të menjeherta dashurie nga akrepi. Jeni gati të dorëzoheni dhe ajo t’ju pushtojë. Ndjeheni i nënshtruar nga kjo grua dhe seksualiteti i saj nuk përballohet. Akrepia huk e shfaq menjëherë veten e saj të vërtetë.

Di mirë ti fshehë ndjenjat. Vetëm po të fitoni besimin e saj do të ndodhi diçka e tillë. Dhe për ta bërë këtë duhet ta kuptoni në thellësi. Dispozicioni i saj ndryshon shumë shpejt: nga dëshira në melankoli. Nuk duhet ti thoni gënjeshtra apo justifikime sepse bëhet shumë e rrezikshme dhe shpërthen dhunshëm. Xhelozia e saj nuk ka kufij. Është shumë dyshuese dhe nuk do të ngurojë të kontrollojë rrobat tuaja dhe gjithçka tjetër mendon. Dhe në qoftë se gjen prova apo shenja të tradhëtisë suaj ditën që vjen do të qarkulloni me kokën e fashuar. Në dashuri seksualiteti i saj do t’ju çmendë edhe kur nuk keni të njëjtin pathos. Po të krijoni distancë prej saj, do të mendojë vetëm për kënaqësinë e saj. Do t’ju ikë mendja kur të vijë te ju vetëm me zhartiera të zeza, pa të brendshme.

Nuk do të presë reagimin tuaj, por do t’ju zhveshë ajo. Uria e saj për seks është e pangopur. Është shumë e vështirë të shkoni në martesë me të , dhe si fillim duhet të tentoni bashkëjetesën. Avash avash do t’ju magnetizojë dhe do të kuptoni se ju ka pushtuar. Nuk e pëlqen tek ju cilësinë e harxhimit të parave (nëse e keni). Ajo mund ti mbledhë lekët një nga një dhe ti harxhojë në çast. Nëse arrini në fund në martesë dhe krijoni familje, do ti dojë shumë fëmijët, po nuk është e dashur me ta. Do ti shtrëngojë me mënyrën e saj, por edhe do të përpiqet shumë që të arrijnë qëllimet e tyre. Nuk do ti mbështesë kur t’ja kenë nevojën për këshilla dhe do ti mësojë ta përballojnë jetën.

Burri shigjetar është i lindur për të jetuar i lirë pa angazhime dhe lidhje. Liria dhe panvarësia karakterizojnë më së shumti shigjetarin. Ne veçanti liria është si oksigjeni për të. Ai e përballon jetën me krenari. Entuziazmohet shumë lehtë dhe shpejt. Kërkon vazhdimish mënyra për tu ndjerë ndryshe që të mos bjerë në “mbytje”. Adhuron udhëtimet. Është vazhdimisht gati për të ndryshuar çdo gjë ; jeta e tij duhet të ketë sa më larmi. Të gjithë e adhurojnë për gjallërinë e tij. E shikon jetën vetëm nga ana e bukur e saj. Në dashuri është një dashnor i mrekullueshëm. Në se jeni i njëjti tip ( binjake bie fjala) martohuni dhe do të kaloni një jetë plot të qeshura, eksperimente pore she respect e mirëkuptim. Do të njohë çdo të drejtë tuajën për të qenë e pavarur. Do t’ju jetë miku juaj më I mirë. Nuk do të përpiqet t’ju sundojë.

Dashuria juaj do të jetë ndryshe dhe si nuk e keni njohur. Jetoni jeten tuaj vetëm për vete dhe jo për të tjerët. Në se divorci është një opsion do të keni mirëkuptimin e tij. Mos ndjeni xhelozi për shigjetarin. Thjesht është kaq i gëzuar dhe kaq i menjëhertë sa monopolizon interesin e grave. Kjo nuk do të thotë se ai nuk do t’ju qëndrojë besnik. Do shikojë sigurisht një palë kembë të bukura gruajë , por nuk do t’ju tradhtojë nëse ju do. Është shumë dorëlëshuar. Shpenzon shumë për argëtim, veshje, pushime dhe për çdo gjë që ju pëlqen. Shyqyr që është me fat në fitimin e parave.

Si baba do të ndjehet më bukur kur fëmijët tuaj të rriten. Bebet nuk para i pëlqen ngaqë nuk mund të bisedojë me ta dhe nuk mund ti marrë me vete në një ndeshje basketbolli. Kur të rriten do të komunikojë me ta dhe do të bëhen miq të mirë. Nuk do ta pranojë kurrë ti thonë gënjështra; mund të nxehet dhe të bëhet shumë i rreptë. Tek shigjetari do të gjeni një burrë të vrrullshëm, të gëzuar dhe autonom.

Gruaja shigjetar është luftëtare e lirisë dhe e panvarësisë. Është e lindur të jetojë e lire dhe nuk i pelqen ta shtypin ose ta detyrojnë të bëjë gjëra. Entuziazmohet shumë lehtë, dhe është ëndërrimtare.Flet për aventura dhe ëndrra të parealizuara. Shigjetarit i pelqejnë udhëtimet dhe lëvizja e vazhdueshme, por nuk vjen rrotull kot e pa motiv. Thjesht zhvendosjet për të janë mënyrë jetese: i japin asaj ndjesinë e larmisë dhe i pakësojnë monotoninë. Është krenare.

Do t’ju rregullojë midenë kur jeni të merzitur por edhe do t’ju ndihmojë të plotesoni aspiratat tuaja. Në seks, fantasia e saj do t’ju udhëheqë në momente të mrekullueshme, le të keni qoftë dhe ndryshime në mënyrën se si i shprehni ndjenjat. I pëlqejnë lojrat në dashuri. Do të bëhët nxënësja dhe do të jeni mësuesi. Do t’ju bindet dëshirave të tua, duke ju ledhatuar kudo. Do t’ju kërkojë ta “dënoni” kur është e padëgjuar. Dasma do të vijë pas një kohe sapo ju të bindeni se jeni për njeri tjetrin. Do ti jeni dhe t’ju jetë besnike. Do të jetë e drejtë dhe e sinqertë me ju, dhe kërkon të bëni të njëjtën gjë.

Në gatim nuk është më e mira. Por do verë tërë forcën të gatuajë diçka për ju. Vlerësojeni, por ditën tjetër hani jashtë (s’besoj se ju pëlqeu!). Është mikpritëse dhe pëlqen të ketë njerëz në shtëpi. Do të kujdeset për të ftuarit tuaj dhe do ti fitojë me mirësjelljen, thjeshtësinë dhe miqësinë që do t’ju ofrojë. Lehtë do të thyejë akullin dhe do ti fitojë të gjithë. Fëmijët tuaj do ta adhurojnë por dhe do të jetë për ta si motra më e madhe. Por duhet të ketë kujdes me rregullin se është e butë në këtë sferë. Kur jeni të ngjashëm martesa juaj do të suksedojë.

Burri bricjap
është një burrë i qendrueshëm, i përmbajtur dhe praktik. Është i turpshëm por edhe i fortë. Është i këndshëm dhe aspirues, deri në pikën që mund t’ju “përdorë” për të arritur qëllimin e tij. Mund të ndjeni tërheqje nga ky burrë i zjarrtë dhe të magjepseni nga shikimi i tij i qetë. Bricjapi është një burrë që nuk do të lidhet me ju pa kaluar provimet dhe testet që ka paracaktuar. Është I tërhequr në vete. Në fillim do të jetë shumë i kujdesshëm dhe i përmbajtur me ju.

Do të mbajë një pozicion jokundërshtues dhe të matur. Bricjapi trembet të provojë gjëra të reja dhe ide të reja. Është partizan i qëndrueshmërisë. Kështu mendon se mbron veten dhe të tjerët. Nuk do të plagoset. Mund të duket si i qetë dhe i larguar, por vetëm duket. Në thellësi ai është i butë, romantik dhe ka nevojë për dashuri dhe butësinë tuaj. Ka nevojë të mrekullohen prej tij dhe ta vlerësojnë. Thelbësisht është një burrë i rritur me zemër fëmije. Me bricjapin dashuria nuk është rrëmbyese. Nuk ka fantazi. Në fillim puna, dhe pastaj seksi. Nëse doni ta ndizni një bricjap shkoni në zyrën e tij dhe mbyllni derën nga brenda.

Hiqini rrobat një nga një dhe tregojini sa e doni. Do dojë nga ju të jeni një gatuese dhe shtëpiake e mirë. Do të visheni mirë dhe të bëni përshtypje në miqtë, kolegët dhe të afërmit e tij. Ai është “maçok shtëpie” dhe nuk pëlqen grumbullimet shoqerore, dhe as udhëtimet. Do të bëjë vërejtje nëse harxhoni shumë dhe kërkon llogari të hollësisshme për shpenzimet në shtëpi. Do të jetë i zoti t’ju nervozojë çdo gjysëm ore. Si baba kërkon nga fëmijët ta respektojnë dhe ti binden. Është si rregull i rreptë dhe nuk lejon që ti mungojë gjë familjes së tij. Mundohuni që të luani një rol më elastik me fëmijët për kompesim. Bricjapi do t’ju tregojë anën e tij të mirë vetëm po të bindet që do ta doni. Çështja është në do të duroni deri atëherë. Mendojeni mirë por edhe si një sakrificë që ja vlen.

Gruaja bricjap
ka prirjen të ndryshojë lehtë dispozicionin nga momenti në moment. Gruaja bricjap është zakonisht serioze dhe jokundërshtuese. Kërkon të fitojë respektin dhe njohjen e të tjerëve. Prandaj punon dhe përpiqet shumë për tu “kacavjerrë” në vendin më të lartë. Me mendjen e saj praktike do t’ju ndihmojë shumë herë. Do t’ju bëjë të merrni vendimet e sakta ose të gjeni zgjidhje në një problemin tuaj. Është ajo që do t’ju bëjë ndërmerrni iniciativa deri sa të arrini te lumturia.

Është e mundur tu ngjisë “sëmundjen” e aspirimit në diçka. Nuk e duron gjatë paqëndrueshmërinë në lidhjen tuaj. Bëjuni më praktikë. Në dashuri do të zbuloni se poshtë akullit , kjo vajze e Janarit, fsheh nje flakë. Vetëm se kërkon siguri dhe garanci tek ju. Tregojini se i interesoni dhe lereni ta marrë ajo iniciativën. Bëjeni t’ju besojë që ajo t’ju “hapet”. Bëjuni i sjellshëm dhe ledhatues me të. Filloni me një perkedhelje të lehtë. Gjysëm errësira do t’ju ndihmojë. Mos u nxitoni : nata është juaja. Kur të eksitohet do të dojë t’ju kënaqë dhe , ndërkohë që pathosi digjet brënda saj, është e mundur të gjendeni në dysheme me atë përsipër. Do të arrini në martesë kur të mendoheni shumë , por më pak se ajo. Kërkon të jetë e sigurt se do ta doni dhe do ti ofroni siguri. Do t’ju besojë sepse ka frikën e plagosjes në shpirt.

Është një shtëpiake e përsosur dhe nuk do të gjeni në shtëpinë tuaj asgjë që nuk shkon. Nuk arrini ta kuptoni si mund ta mbajë shtëpinë kaq të rregullt, ndërkohë që është nga ato gra që punojnë edhe pas martese. Është shumë e aftë në menaxhimin e ekonomisë. I jep rëndësi të madhe familjes. Do të ketë marëdhënie të mira me njerëzit tuaj dhe me të sajët. Është e rëndesishme për të por edhe për lidhjen mes jush. Si nënë e fëmijëve do të jetë e rrallë. Do ti mësojë të jenë të sjellshëm dhe ti respektojnë më të mëdhenjtë. Do t’ju mësojë bindjen, por ndërhyni kur e tepron. Do të tregojë kujdesin e saj atëherë kur duhet dhe nuk do ti dënojë pa shkak. Bricjapi është një grua e fortë dhe praktike.

Burri ujor
do t’ju magnetizojë me vështrimin e tij. Sytë e tij janë kaq të shndritshëm dhe të pafrikësuar sa do të bënin për vete çdo grua. Do ta shihni tek diskuton me gjallëri dhe me tone të drejtpërdrejta . I pëlqen të shprehë idetë e tij prototipe dhe gjithë ritëm. Mos u përpiqni ta kufizoni në liri apo në gjërat që i nevojiten për të jetuar sepse do të mërzitet shumë.

Nuk duron ta sundojnë. Vetë ai respekton personalitetin dhe të drejtën për të patur mendimet tuaja. Po të ngjani me të (binjak, peshore) do të komunikoni kollaj dhe të bashkëpunoni dhe profesionalisht. Duke bashkuar dijet dhe idetë tuaja mund t’ja dilni të arrini qëllimet tuaja. Në seks nuk ka tabu. I pëlqejnë daljet nga norma (orgji). I pëlqen ndërrimi i partnerëve seksualë. Ujori do të mendohet gjatë para se të vendosi për komunikimin sentimental dhe për ndarjen e interesave të tij me ju. Që të rezistojë martesa nuk duhet ta gënjeni. Do të udhëtoni shumë me të. I pelqen të njohë vende dhe njerëz. Mos shkoni me të në vende me probleme shoqërore dhe politike: është gati të qëndrojë atje dhe të ndihmojë që gjërat të përmirësohen.

Nuk do të xhelozojë sepse të martohesh për të ndodh kur dy njerëz duhen dhe besohen. Në flirtet tuaja nuk do të bëjë komente. Nuk duron ti përdorni peshqirin; ka mani fobinë nga mikrobet. Zotëron një llogjikë në shpenzimin e parave por nuk do t’ju bëjë vërejtje nëse shpenzoni. Si baba është ai që do të dëgjojë dhe do të këshillojë për zgjidhjen e problemeve të fëmijëve. Fëmijët e duan por ai është i përmbajtur. Qendërso interesat me të nëse doni të bashkëjetoni gjatë.

Gruaja ujor është një grua shumë e pavarur. Mos u përpiqni ta trysnoni. Respektoni personalitetin, idetë dhe mendimet e saj. Ajo gjithashtu do ta bëjë këtë. Po e kufizuat do të ikë menjëherë dhe do të akuzojë veten për këtë. Mbështetet vetëm tek vetja e saj. Është kundër statuskuosë dhe në favor të ndryshimeve. Ikën nga rutina, dhe është ne gatshme për ndryshime të vazhdueshme në jetën e saj.

Kujdes se nuk e duron dot gënjeshtrën dhe hipokrizinë. Prandaj kujdesuni të jeni i sinqertë me të. Ajo është e drejtë. Në seks është fluturake, pa përfshirjen e trurit, ekscentrike dhe idioritmike akoma dhe në seks. Kërkon komunikim dhe harmoni sentimentale që të angazhohet. Nuk është e lehtë për një grua ujor të jetojë përjetë me ju. Ka frikë ekskluzivitetin dhe martesën që e nënkupton. Nëse vendos, do vazhdojë të punojë dhe të ketë interesat dhe miqtë e saj edhe pas martesës. Prandaj mos xhelozoni kur ta shikoni me një burrë tjetër. E konsideron shumë normale të takojë një ish shokun e saj apo kur të shkojë pa ju në një party ku e kanë ftuar. Do të dilni shpesh me të në publik.

Do të ndjejë një trubullim të madh kur të ngelet shtatzanë idea e memesisë do ta trembë në fillim. Avash avash me embëlsi do ta ndihmoni të bëhet një nënë e mirë dhe e vendosur. Fëmijët do ta besojnë dhe ajo do ti mësojë të jenë të sinqertë dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Dhe si familje do të mësoni të gjithë të ndihmoni në punët e shtëpisë. Ujori nuk është një grua e zakonshme: ja vlen të përshtateni për të.

Burri peshqit do t’ju zëjë në kurth duke përdorur si karrem qendrimin mistik dhe shikimin enigmatik. Është i ngadaltë dhe më tepër ëndërron sesa jeton. Ka nevojë për një grua që ta ndihmojë që të marri vendimet e sakta kur nevojiten . Ai mund të jetë i qartë dhe me parandjenjë të mrekullueshme por nevojit një njeri ti japë shtysën. Çka ngelet është më e thjeshtë. Është më romantiku nga burrat. Me të do të ndjeni se gjithçka është e bukur, magjike. Do t’ju ftojë për të ngrënë dhe do t’ju trajtojë mrekullisht.

Ai ka mungesë vendosmërie. Po të jeni e paqëndrueshme do të nxirrni në pah zemërimin e tij. Diferencat shërojini me seks. Do të bëni dashuri me dritat gjysëm të fikura. Do t’ju zhveshë ngadalë, dhe me vuajtje. Provoni pozicionin 69. Do ti pëlqejë. Martesa me të do të jetë e vështirë dhe e çuditshme. Ai do të dëgjojë dhe do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve. Do ti thoni të fshehtat tuaja . Nuk ja thotë kujt. Mos e lini punën sepse ai nuk i jep rëndësi parave dhe shpenzimeve shtëpiake (duhet ta bëni ju).

Në shtëpi dëshiron një atmosferë të bukur dhe të ftojë miqtë e tij. Është mikpritës. Adhuron lirinë e tij. Do të vazhdojë shoqërinë e paramartesës. Si baba është i mrekullueshëm. I adhuron fëmijët dhe kujdeset për ta me përkushtim. Do të luajë me ta, do ti argëtojë. Do ti mësojë dhe do ti ndihmojë të kenë ekuilibër në jetën e tyre. Mund të krijoni një shtëpi të lumtur nëse përpiqeni. Po të bashkoni instiktin me fantazinë do t’ja arrini.

Gruaja peshqit do të dallojë nga vështrimi i ëndërrues. Duket kaq e ndjeshme , kaq e ëmbël, sa do të zgjojë brënda jush ndjenjat e mbrojtjes, dhe të mirësisë. Do t’ju bëjë menjëherë të sajën. Kur diskutoni me të do të ndjeni çlodhje dhe qetësi. Ka në të një afërsi kaq të madhe sa do t’ju rrëmbejë. Me këtë grua do të ndjeheni i fortë. Me të do të ndjeni se keni udhëheqjen.

Nuk do ta fitojë kurrë atë. Është e kënaqur në rolin e saj plotësisht femëror. Do kërkojë ti jepni siguri ta mbeshtesni dhe ta udhehiqni. Do të kërkojë të jeni për të dashnor, vëlla dhe baba. Ndjen nevojën të mbështetet tek ju. Si shpërblim do të jetë dakort me vendimet tuaja dhe do të tonizojë vazhdimisht vetëvlerësimin tuaj. Do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet tuaj profesionale, por jo nëse vëren se nuk përpiqeni apo nuk jepni rëndësi aftësive tuaja. Dhe atëherë do të jetë kritike me ju që të përmirësoheni. Ka aftësinë të vlerësojë drejt situatat. Kur ti kundërviheni do të ndaloni menjëherë kur të shihni sytë e saj plot hatërmbetje. Nuk reagon kurrë dhunshëm. Nëse e plagosni do të vuajë jashtëzakonisht, pa e vënë në dukje.

Të mos ju gënjejë dobësia e saj e madhe . Është si deti ; asnjëherë nuk i dihet. Në thellësi është shumë e fortë, me trurin brisk dhe di si të dalë matanë. Vetëm është pak hileqare. Bën atë që i pëlqen dhe që do por të jep përshtypjen se e deshët ju. Në dashuri do t’ju çmendë. Me veshjen e saj provokon. Do t’ju kërkojë të provoni çdo gjë në dashuri. Do të jeni zoti i saj. Do bëjë çfarë ti thoni. Martesa do të ketë ngjitje-zbritje dhe nuk mund të thuhet se do të jetë e qëndrueshme. Do ti përshtatet situatës suaj emocionale. Është shtëpiake shumë e mirë dhe do ta zbukurojë shtëpinë. Natyra e saj artistike e ndihmon për këtë.

I pëlqen të gatuajë gjellët tuaja të preferuara. Është një nënë shumë e mirë. Kujdeset për fëmijët e saj me dashuri të madhe. Rrallë i kritikon dhe shpesh bëhet supermbrojtëse. Ndërhyni që të marrin një dozë panvarësie. Do ti mësojë fëmijët tuaj t’ju respektojnë , por pjesën më të madhe në zemrën e saj do ta keni ju. Silluni me dashuri dhe edukatë dhe nuk do ti kthejë sytë nga njeri. Bëjeni më të përgjegjshme , të mos e teprojë me fjalë të mëdha, sepse me shënjën e ujit ndryshe do ta beni “det” jetën tuaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat