Horoskopi, 29 prill 2016

Life style

Horoskopi, 29 prill 2016

Më: 29 prill 2016 Në ora: 07:24

Dashi

Duhet të menaxhoheni në mënyrë autonome, sepse marrëdhëniet me partnerin/en nuk do të jenë edhe aq të favorshme. Beqarët do kenë një ditë fantastike dhe të mbushur me takime. Buxheti për fat të mirë do të ketë përmirësime.

Demi

Do të keni përshtypjen se do të jepni maksimumin e vetes në marrëdhënien tuaj në çift dhe të mos merrni meritat që ju takojnë, megjithatë është mirë që të mos reagoni keq. Beqarët nuk do të kenë fat në dashuri.

Binjakët

Mundësi të mira për të dashuruarit. “Shfrytëzoni” mbështetjen e njeriut tuaj të zemrës. Besojini një Bricjapi. Beqarët më mirë të presin edhe pak kohë për ndryshime, në të kundërt mund të vuajnë pasojat.

Gaforrja

Po mendoni të bëni një udhëtim me partnerin/en? Mos u frikësoni, së shpejti ëndrra juaj do të bëhet realitet. Bota duhet të përballohet me kurajë. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura dhe asgjë serioze.

Luani

Ktheni faqe, ju e dini mirë që mundeni dhe këtë bëjeni shumë shpejt. Qëndroni vetëm sot për të reflektuar mbi gjithçka për jetën tuaj personale. Beqarët do mbështeten nga Venusi dhe e bëjnë për vete personin që pëlqejnë.

Virgjëresha

Partneri/ja juaj sot do të jetë shumë i/e padurueshëm. Gjithsesi bëni durim. Afërdita dhe Urani do t’ju mbushi me energji speciale për gjithçka. Beqarët nuk duhet t’i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së jashtme të personave.

Peshorja

Do të keni mundësi që të shprehni haptazi të drejtat tuaja mbi një veprim që e vlerësoni të padrejtë ndaj jush në marrëdhënie. Do të jeni paksa të ashpër ndaj personit të zemrës. Beqarët do realizojnë takime të paharrueshme.

Akrepi

Duhet të mos nxitoheni në veprimet dhe komunikimin sot ndaj njeriut të zemrës, por përpiquni të vlerësoni gjithçka me qetësi. Beqarët ende nuk do jenë gati për të krijuar lidhje dhe do i refuzojnë ftesat.

Shigjetari

Partneri/ja do t’ju propozojë sot për të bashkëpunuar për një projekt shumë interesant. Mos e fajësoni veten për gjërat që keni bërë me ndërgjegje. Beqarët edhe pse të pa përgatitur do të goditen nga kupidi.

Bricjapi

Një periudhë aspak pozitive, por dashuria do të jetë me ju. Për çdo vendim tuajin do të keni mbështetjen e pakushtëzuar të partnerit/es. Beqarët nuk do kenë aspak kohë të lirë dhe nuk do kenë mundësi për krijimin e lidhjeve.

Ujori

Bëjeni gjithçka sipas mënyrës suaj në marrëdhënien në çift. Do të jeni të zotët, seriozë dhe të përgjegjshëm. Një dëshirë e juaja do të realizohet. Beqarët nuk do e gjejnë ende personi e duhur dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm.

Peshqit

Nëse ndiheni të trishtuar dhe të dëshpëruar, me marrëdhënien në çift duhet të dini se Jupiteri dhe Afërdita së shpejti do të ndryshojnë ditët tuaja. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe nuk do duan të bëjnë ndryshime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat