Ja përse nuk duhet ta përqafoni qenin tuaj

Life style

Ja përse nuk duhet ta përqafoni qenin tuaj

Më: 28 prill 2016 Në ora: 22:04

Mund të jetë shokuese për pronarët, por sipas një studimit të fundit, qentë e urrejnë kur ju i përqafoni.

Psikologët e kafshëve thonë se qentë ndjehen të pakënaqur, kur ata përqafohen nga pronarët e tyre, sepse kjo gjë i ndalon ata për të ikur për të lëvizur. Në një studim në të cilin janë analizuar 250 foto të qenve kur ishin duke u përqafuar, tetë në 10 kafshë dukeshin të trishtuar.

Sipas psikologëve të kafshëve, pronarët nuk duhet t'i trajtojnë qentë e tyre si fëmijë, për shkak se shumica e kafshëve shtëpiake nuk duan t’i përqafoni. Studimi i ri është kryer nga Dr Stanley Coren, një ekspert i qenve dhe profesor i psikologjisë në Universitetin British Columbia.

Ai analizoi imazhet e qenve të përqafuar nga të rriturit dhe fëmijët, që gjeti në internet, duke kërkuar shenja të stresit. Këto shenja stresi përfshijnë: palosjen veshëve, largimin e kokës për të shmangur kontaktin me sy me pronarin, mbyllja e syve dhe buzëve të tij. Nëse edhe ju i vini re këto, atëherë ato mund të jenë shenja të ankthit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat