Pse tradhtojnë njerëzit ?

Life style

Pse tradhtojnë njerëzit ?

Më: 28 prill 2016 Në ora: 11:17

Në tetor të vitit 2015, një studim tregoi se Facebook ishte kërcënimi më i madh në një lidhje pasi inkurajonte njerëzit të tradhtojnë, ndërkohë që kërkimet e Cyberpsychology Behaviour and Social Networking vërtetuan se një pëlqim në punë mund të dëmtojë më shumë marrëdhënien tuaj. Megjithatë nuk ka një përgjigje definitive pse njerëzit tradhtojnë.

Whisper, një website i dizenjuar posaçërisht që njerëzit të shprehin mendimet në mënyrë anonime, përmban qindra postime të përdoruesve të cilët pohojnë se do të tradhtonin.

Ja disa prej tyre:

1- “Sepse dua të eksploroj biseksualitetin tim”

2- “Ai u bë i ngjitshëm dhe nuk më dukej më si një lidhje e vërtetë”

3- “Sepse sa herë tentoj ta prek ai tërhiqet ose nëse e pyes të më preki më refuzon.Nuk marr më asgjë nga ai. Më bën të ndjehem e refuzuar”.

4- “Ai nuk me bën të ndjehem e vlerësuar”

5- “Prekja e një njeriu të ri apo të ndaluar është shumë tunduese”

6- “Sepse ai nuk kujdeset për mua e nuk më ndihmon financiarisht. Unë jam kujdesur për të për 5 vite”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat