Horoskopi, 28 prill 2016

Life style

Horoskopi, 28 prill 2016

Më: 28 prill 2016 Në ora: 07:39

Dashi

Do të jetë një ditë shumë interesante për sa i takon dashurisë. Në përgjithësi do të ndiheni me energji të reja në shpirtin tuaj dhe të fortë. Beqarët duhet të tregohen më të vëmendshëm dhe të pranojnë ftesat që do ju bëhen.

Demi

Sot mund të lëndoheni nga fjalët e partnerit/es. Mos mbani mëri për këtë, por mundohuni të zgjidhni çështjen sa më shpejt. Beqarët do jenë gati edhe për aventura kalimtare vetëm për të mos ndenjur vetëm. Financat do jenë të mira.

Binjakët

Nëse dëshironi që të jetoni qetësisht historinë tuaj të dashurisë mos u ndikoni nga ambienti familjar. Do të jetë një ditë me fat. Beqarët do e kenë shumë të vështirë për të joshur personin që pëlqejnë.

Gaforrja

Do të kaloni një ditë nostalgjike falë përkujdesit të partnerit/es tuaj, i cili do të kthehet sërish si dikur. Shmangni keqkuptimet dhe shijoni momentin. Beqarët do kuptojnë se dikush do tregojë pëlqim për ta dhe do mundohen ta joshin.

Luani

Jupiteri dhe Saturni do t’ju favorizojnë që të shihni më në fund dritë në fund të tunelit ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Çojini idetë tuaja përpara. Beqarët do arrin më në fund të gjejnë princin e tyre të kaltër duke ndryshuar edhe statusin.

Virgjëresha

Ditë ideale për të kërkuar ndere dhe këshilla te partneri/ja. Shihni rrugën tuaj, pa dëgjuar të tjerët dhe gjithçka do shkojë mirë në marrëdhënien tuaj. Beqarët do kenë një ditë normale dhe pas asgjë interesante.

Peshorja

Sot partneri/ja mund t’ju shkaktojë pakënaqësi ose t’ju refuzojë për të dëgjuar arsyet tuaja. Megjithatë planetët do t’ju japin një energji speciale. Beqarët nuk duhet t’i refuzojnë ftesat që do ju bëhen, por gjithashtu duhet të tregohen të kujdesshëm.

Akrepi

Të reja të mira në aspektin personal. Por nëse humori juaj është përtokë, braktisni çdo gjë që po bëni dhe dedikojani kohën dashurisë. Beqarët do kenë një ditë të mirë, të mbushur me takime mbresëlënëse.

Shigjetari

Mos kini frikë për të pasur kurajë në një zgjedhje që duhet të bëni me partnerin/en. Nëse nuk ndiheni të sigurt merrni kohën e mjaftueshme për të zgjidhur situatën. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime sot.

Bricjapi

Shmangni polemikat sot në marrëdhënie. Dëgjoni dhe mos replikoni edhe në rast se nuk jeni dakord me ato që do të thuhen. Beqarët do mërziten pasi edhe sot nuk do mund të arrijnë të ndryshojnë statusin.

Ujori

Personi që keni përkrah sot do të sillet në mënyrë të çuditshme dhe të pakuptueshme. Dikush ushqen ndjenja të fshehura për ju. Por ai/ajo nuk është personi i duhur për të kaluar jetën. Bëni kujdes. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri.

Peshqit

Ditë e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do kaloni momente të bukura të mbushura me dashuri përkrah njeri­tjetrit dhe nuk do lejoni askënd t’ua prishë këtë harmoni. Financat paraqiten të mira.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat