Shkenca konfirmon: Lidhja mes bashkëshortëve është e përjetshme

Life style

Shkenca konfirmon: Lidhja mes bashkëshortëve është e përjetshme

Më: 27 prill 2016 Në ora: 23:52

“Derisa vdekja të na ndajë”. Në të vërtetë, fraza duhet të vijojë…

Sipas një studimi të sapopublikuar në revistën “Psychological Science”, në fakt, ndikimi i partnerit mbi ‘gjysmën’ e tij vijon edhe pas vdekjes, me të njëjtin intensitet kur çifti ishte bashkë edhe fizikisht.

“Personat që na kanë qëndruar pranë gjatë jetës sonë”, shpjegon Kyle Bourassa, profesoreshë në Universitetin e Arizona-s, “vijojnë të influencojnë mbi jetën tonë edhe pas vdekjes. Ne kemi zbuluar se cilësia e jetës së një të veje apo të veu, ndikohet nga influenca e partnerit të vdekur njësoj sikur të ishte në jetë”.

Në studim janë marrë 80 mijë të moshuar nga 18 vende të ndryshme evropiane, plus Izraelin. Konkretisht, studiuesit u përqendruan në 546 çifte, ku një prej parterëve kishte vdekur dhe 2,566 çifte, ku të dy partnerët ishin në jetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat