Mosha ideale për të lindur fëmijë inteligjentë

Life style

Mosha ideale për të lindur fëmijë inteligjentë

Më: 27 prill 2016 Në ora: 13:17

Nëse je ende në të 20-at e tua, ndoshta je familjarizuar me ndjesinë e bombardimit nga njoftimet e fejesave, martesave dhe lindjes së fëmijëve sa herë hyn në Facebook, gjë që ty nuk të duket normale.

Që nga viti 2013, mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijën e tyre të parë ishte 26 vjeç, por një studim i ri sugjeron se femrat duhet të presin edhe pak për të lindur fëmijë.

Sipas Independent, disa shkencëtarë nga “London School of Economics” kanë analizuar të dhënat e 18 mijë fëmijëve britanikë për të përcaktuar efektin e moshës së nënës në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Ata arritën në përfundimin se vitet e arta për të lindur fëmijë inteligjentë janë të 30-at.

Studimi i publikuar në revistën “Biodemography and Social Biology” ka arritur në konkluzionin se fëmijët që lindin nga femrat në të tridhjetat e tyre kanë më shumë gjasa të jenë inteligjentë, krahasuar me fëmijët e të tjerë që lindin nga nëna në të njëzetat apo dyzetat e tyre.

Përveç kësaj, “Nënat që lindin fëmijë për herë të parë në të 30-at e tyre, janë më të arsimuara, kanë të ardhura të mira, kanë shanse të jenë në një marrëdhënie të qëndrueshme, bëjnë një jetë të shëndetshme, dhe e kanë planifikuar shtatzëninë e tyre”, tha studiuesja Alice Goisis për të përditshme “The Times.”

Ndërsa gratë që lindin për herë të parë në të dyzetat e tyre kanë tendencë t’i ushqejnë fëmijët me gji, lexojnë më shumë për mirërritjen e tyre, pinë më pak duhan, megjithatë, fëmijët e këtij grupi femrash kanë më shumë gjasa të bëhen obezë, në krahasim me nënat më të reja, të cilat luajnë më shumë me fëmijët e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat